Kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar kryeministren e re të Italisë Giorgia Melonin.
Polonia po ndërton një kanal të ri në mënyrë që anijet që lundrojnë në drejtim të Detit Baltik të mos jenë të detyruara të kalojnë nëpër ujërat territoriale ruse.
Një ditë pasi u gjetën 500 mijë euro të padeklaruara, përsëritet sërish e njëjta situatë në Portin e Durrësit, këtë herë me dozë më të vogël.
Indrit Ndoi humbi jetën nga gjakderdhja në këmbë pasi u godit me kaçavidë. Ky është rezultati i konkluduar nga autopsia, e kryer ndaj trupit të pajetë të 34-vjeçarit, që humbi jetën ditën e djeshme.
I dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak po qëndron në Kosovë, ku pasdite do të takojë edhe Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin.
Edward P. Joseph, profesor i Universitetit Johns Hopkins në Uashington dhe një njohës i mirë i problematikeve në rajonin e Ballkanit, është i bindur se mjafton vetëm një ndryshim në “qasje dhe mendësi” për dialogun Kosovë-Serbi nga faktori ndërkombëtar që Kosova të njihet edhe nga pesë vendet e BE-së, të cilat nuk e kanë hedhur ende këtë hap.
“Nëse dëshirojmë të mirëmbajmë paqen, mund ta bëjmë vetëm nëse gratë janë në tavolinat vendimmarrëse”, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani hapi punimet e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Tashmë është zyrtare: Italia do të ketë parën kryeministre femër në historinë e saj. Georgia Meloni, liderja e partisë së ekstremit të djathtë, “Vëllezërit e Italisë”, fituese e zgjedhjeve parlamentare të shtatorit, do të drejtojë qeverinë e re të koalicionit bashkë me dy partitë konservatore të Silvio Berluskonit dhe Matteo Salvinit.
Dy persona janë arrestuar në Vlorë ditën e sotme, pasi iu sekuestruan doza kokaine dhe kanabisi, gati për shitje, dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Korporata shtetërore bërthamore ruse, Rosatom ka deklaruar se SHBA-të kanë bllokuar në mënyrë efektive Rusinë, që të marrë pjesë në një konferencë për energjinë bërthamore në Uashington duke i mohuar vizat e hyrjes.
Shtëpia e Bardhë ka filluar bisedimet me miliarderin Elon Musk për të mundësuar që shërbimi satelitor i kompanisë SpaceX të ofrohet në Iran, njoftoi të premten kanali televiziv CNN.
Ndahet nga jeta në moshën 32-vjeçare, sulmuesi japonez Masato Kudo. Ky i fundit humbi jetën në sallën e operacionit, ku po i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale në kokë, pas një problemi shëndetësor.
Një sherr me thika ka ndodhur paraditen e sotme në Sarandë.
Gazeta Daily Mail i ka kushtuar një investigim pjesës së padukshme të shtëpive të barit të Angli kontrolluar nga shqiptarët.
Kur lideri kinez Xi Jinping erdhi në pushtet në vitin 2012, ai shpalosi një vizion gjithëpërfshirës për “përtëritjen e madhe” të vendit – një “ëndërr” që do ta bënte Kinën të fuqishme dhe të begatë.
Ukraina ka nevojë për një fluks të parashikueshëm dhe të qëndrueshëm të ardhurash, për të ardhmen, deklaroi sot presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një konferencë për shtyp, pas një samiti të liderëve të BE-së.
Një lloj i ri i mutacionit Omicron të koronavirusit është identifikuar në të paktën pesë vende në Evropë dhe ka të ngjarë të dominojë në javët e ardhshme, sipas Qendrës së BE-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC).
Steve Bannon, ish-udhëheqësi i fushatës së Donald Trumpit dhe strategu i tij në Shtëpinë e Bardhë, u dënua nga një gjykatë federale e Uashingtonit me katër muaj burg dhe një gjobë prej 6500 dollarësh për shpërfillje të Kongresit dhe pasi refuzoi të dëshmonte në hetimin për sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kongresit Amerikan.
Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të shtune në aksin Lushnjë- Fier, në kryeqëzimin e Savres.
Sipas MeteoAlb, prej disa ditësh i gjithë territori Shqiptar po dominohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferik, ku edhe sot do të vijojnë kthjellimet të jenë mbizotëruese gjatë paradites në pothuajse gjithë vendin.
Alban Nimani kërceu sonte në “Dancing With the Stars” me këngën e tij, por që nuk i dha fatin që i duhet për t’i shpëtuar eliminimit.
Të gjithë ndjemë nostalgji për Dr.Florin dhe sot, Ardit Çuni e solli artin e tij në skenën e “Dancing With the Stars” në formën më të veçantë, nëpërmjet një quick step-i.
Nën këngën ritmike të Anjeza Brankës që rrëmbeu çmimin e Top Fest shumë vite më parë, Arbër Çepani rrëmbeu sot zemrat e jurisë me një Samba.
Gent Hazi i shpëtoi eliminimit natën e kaluar, pasi në fund fitoi garën me Ilir Dushkajn.
Me këngën fituese të Top Fest “Vetëm ty” të Alban Skënderajt, Salsano performoi sonte në Dancing With The Stars me një vals, zhaner të cilin ia mësuar i ati i ndjerë dikur.
Me këngën që fitoi “Top Fest 9”, Elhaida Dani synon sonte të marrë sa më shumë pikë nga juria dhe të dalë sërish në vend të parë.
Alban Nimani kërceu këtë mbrëmje në “DWTS” nën ritmet e këngës së tij.
E kishit menduar se kënga e Bleros dhe Shpat Kasapit, “Falma” mund të kërcehej me një tango?
Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan që po heton trazirat e dhunshme të vitit të kaluar në Kapitol, lëshoi një thirrje ligjore ndaj ish presidentit Donald Trump për të dëshmuar përpara ligjvënësve.
Elona Duro u fut në rol për të kërcyer një baladë të Ermal Fejzullahut, këngë me të cilën artisti ka triumfuar vite më parë në “Top Fest”.
Më ritmike se çdo herë, Irini Qirjako performoi sonte në skenën e Dancing With the Stars me një “Salsa” jo të lehtë.
Në vitin 2015, Ledri Vula me këngën “Shko”, ngriti trofeun e “Top Fest”, ndërsa sot me këtë këngë partnerja e tij, Sara Hoxha dhuroi një performancë që emocionoi publikun, por (me siguri) më shumë se këdo, vetë Ledrin.
Në një “Salsa” tepër energjike të ndërthurur me Hip-Hop, Megi Pojani arriti të zotërojë skenën e Dancing with the Stars.
Në natën e dedikuar festivalit të muzikës moderne shqiptare, “Top Fest”, Julka ktheu në realitet ëndrrën e saj të fëmijërisë për t’u bërë balerinë.
Pasi shkëlqeu javën e shkuar dhe fitoi zemrat e jurisë me sensualitetin e tij, Isli Islami surprizoi sërish këtë mbrëmje në një “Rumba” jo të lehtë.
Nuk është diçka e rrallë që një ‘mbretëreshë bukurie’ të flasë hapur për gjendje të caktuara shëndetësore mendore apo çështje private që për to janë të rëndësishme.
Në natën e tretë të “Dancing With the Stars”, konkurrentët do të kërcejnë nën ritmet e këngëve fituese të “Top Fest”, ndër vite, duke na bërë të gjithëve nostalgjikë, teksa shijojmë muzikën më të mirë shqiptare.
Dhjetëra qytetarë protestuan sot për vdekjen të riut Lear Kurti, i cili ndërroi jetë në komisariat, pasi u shoqërua nga policia.
Enekelejd Alibeaj, Gazment Bardhi dhe Flamur Hoxha mblodhën këtë të premte kolegjin e kryetarëve (të zgjedhur nga Lulzim Basha) në selinë e PD në Durrës.
Një video e gazetarit të DirectTv Sports në Argjentinë, po bën xhiron e botës.
Giorgia Meloni, lidere e partisë Fratelli d’Italia, fituese e zgjedhjeve të përgjithshme në Itali, pranoi detyrën e kryeministres së re të vendit, të besuar asaj nga presidenti Sergio Mattarella.
Fshati Panaja në Vlorë është i njohur për vreshtari dhe ullinjtë. Sot në këtë fshat jetojnë afërsisht 200 banorë. Shqetësimi i banorëve në këto 30 vitet e fundit është furnizimi me ujë të pijshëm.
Me pamjet e mahnitshme nga Deti i Veriut, vila e njohur ndryshe si ‘Red House’ arrin në vlerë rreth 2 milionë paundë.
Britania, Franca dhe Gjermania i bënë thirrje të premten OKB-së të ndërmarrë një hetim lidhur me akuzat që Rusia ka përdorur drone iraniane për të sulmuar Ukrainën, duke thënë se Moska ka shkelur një rezolutë të Këshillit të Sigurimit.
Qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur këtë mbrëmje para Ministrisë së Brendshme, për të protestuar për vdekjen e 32-vjeçarit Laer Kurti.
Bashkimi Europian është në një linjë mendimi me Shtetet e Bashkuara sa i takon mundësinë për të shmangur një situatë të re “shpërthyese” në Kosovë.
Holanda nuk e dëshiron marrjen e një borxhi të ri të përbashkët për të përballuar krizën energjetike.
Giorgia Meloni është bërë kryeministrja e parë grua e Italisë duke formuar një qeveri të koalicionit të krahut të djathtë.
Orsiola, gjatë takimit që zhvilloi në një ambient të këndshëm buzë liqenit, tregoi më shumë për jetën e saj.
Këtë të premte, kryeministrit Albin Kurti, në takim nuk i shkuan dy partitë më të mëdha opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës.
Pa kaluar 24 orë nga miratimi në parlament i ndryshimit të ligjit për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, socialistët ndërmarrin një hap tjetër për ta çuar përpara atë që e quajnë despiunizim të politikës shqiptare dhe jo vetëm.
Shantazhi ndaj njerëzve të drejtësisë për të cilët po flet prej 10 ditësh ambasadorja amerikane , duhet të jetë aq prezent sa e ka detyruar sërish Yuri Kim të tregojë mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për gjyqtarët që përballen me korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka mori sot pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit.
‘Gratë australiane duhej të punonin në terren me abuzuesit e tyre, për javë me radhë”.
Kristjan Asllani nuk po gjen shumë hapësirë te Interi dhe për këtë arsye tre klube kanë shfaqur interes për ta huazuar shqiptarin në janar.
Gjatë dekadës së fundit, ishte disi më e lehtë të blije një shtëpi. Por çmimet u rritën në mënyrë të pabesueshme për disa vite me radhe, për të mbërritur kulmin gjatë pandemisë.
Liverpooli do të tentojë të shtunën fitoren e tretë radhazi në kampionat. Djemtë e Jurgen Klopp do të sfidojë Nottingam Forest në transfertë, ndërkohë që trajneri gjerman komentoi shkarkimin e Steven Gerrard nga posti i trajnerit të Aston Villa-s në prononcimin për shtypin.
Nga pasarelat prestigjoze të New York-ut në festivalin e pranverës së vitit 1986, Elton Ilirjani nuk ndalet së surprizuari.
Një gjykatës në Washington ka dënuar sot këshilltarin ish-presidentit Trump, Steve Bannon me katër muaj burg dhe $6,500 gjobë për përçmim kriminal të Kongresit, në formën e refuzimit të urdhrit të komitetit të ngritur për hetimin e trazirave të 6 Janarit.
Prezantuesi i “Late Late Show”, James Corden theu heshtjen e tij ndaj komenteve të pronarit të restorantit “Balthazar”, Keith McNally gjatë një interviste me “The New York Times” ku po promovonte serinë e tij të ardhshme “Amazon Prime Mammals”.
Lëvizje e lirë mes vendeve të rajonit me karta identiteti, njohje e diplomave universitare, njohje e kualifikimeve profesionale për tre profesione: mjekët, dentistët dhe arkitektët.
Zërat për përjashtimin e Iranit nga Kupa e Botës po shtohen gjithmonë e më shumë dhe tani në FIFA po marrin seriozisht në konsideratë një vendim të fortë, sidomos pas kërkesës zyrtare të një pjese të futbollistëve iranianë.
Tabloidi britanik “The Sun” ka publikuar një artikull të ilustruar me foto, ku shkruante se Romelu Lukaku është parë duke pirë cigare elektronike, megjithatë përgjigja e belgut ka qenë e menjëhershme.
Mbyllja e kolegjit Mehmet Akif në Tiranë duket ka rezonuar deri në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, disa anëtare të së cilës kanë dalë me një deklaratë të ashpër për qeverinë shqiptare.
E përditshmja britanike The Guardian zbulonte sot në një “exclusive” të tjera telashe për planin ‘ekstravagant’ të Londrës për të mbajtur refugjatët në Ruanda deri në procesimin e aplikimin e tyre të azilit.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha të premten se nisma franko-gjermane për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka për qëllim përshpejtimin e dialogut dhe se askush nga partnerët nuk ka kërkuar nga Kosova që të heq dorë nga njohja e ndërsjellë.
Në ditët e sotme, shqetësimi për sasinë e pesticideve të përdorur në frutat dhe perimet që konsumojmë çdo ditë është i ndjeshëm, jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë.
Një vajzë 30-vjeçare rezulton e zhdukur prej 19 ditësh në Prizren të Kosovës dhe ende nuk ka asnjë gjurmë rreth saj.
Bashkimi Evropian i ka premtuar Ukrainës 18 miliardë euro për vitin e ardhshëm, ndihma e cila do të shërbejë për ndihmat e vendit gjatë periudhës së luftës.
Një burrë i armatosur me shpatë samurai është arrestuar dje në mënyrë dramtike nga policia në Los Angeles, SHBA, pas sulmit ndaj një familjari të tij dhe pas goditjes me rrymë elektrike nga oficerët.
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka deklaruar se ka pasur bisedime produktive me autoritetet ukrainase.
20 raste të reja me koronavirus janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se “Putini është shumë më i butë tani dhe më i hapur ndaj dialogut se më parë” për përfundimin e luftës në Ukrainë.
Një zjarr i madh ka përfshirë një linjë treni dhe shtëpi në Aguascalientes të Meksikës qendrore.
32-vjeçari Lear Kurti është shoqëruar në mënyrë të padrejtë nga policia, që është bazuar vetëm në dyshime dhe kur është ndjerë keq duhet të dërgohej menjëherë në spital dhe jo në Komisariat.
Teknika që kërkon disa javë për t’u perfeksionuar është krijuar nga ushtarakët amerikanë dhe ka funksionuar edhe në mjedise me stres të lartë, siç janë zonat e luftës.
Halsey përqafoi plotësisht frymën e Halloween të enjten, duke ndarë një foto të adhurueshme të djalit të saj të veshur me një kostum të frymëzuar nga vjeshta.
Një gjykatë në Pragë ka shpallur të pafajshëm një shtetas rus i cili u akuzua për pjesëmarrje në aneksimin e paligjshëm të gadishullit të Krimesë nga Moska në vitin 2014.
E hëna e 17 tetorit ishte tepër speciale për Karim Benzema, pasi për herë të pare në histori ai fitoi çmimin prestigjioz më të rëndësishëm për një futbollist, Topin e Artë.
Një modele e njohur e rrjetit Instagram është vrarë me armë dhe lënë e përgjakur në pishinë, pasi dy vrasës të maskuar hynë në shtëpinë e saj.
Porsche Albania përfaqësuesja e markave Volkswagen, Skoda, Seat dhe Audi në Shqipëri prej vitesh udhëheq në segmentin e risive dhe zgjidhjeve teknologjike në industrinë automotive.
Emri i Ruben Neves është lidhur me një transferim të mundshëm te Barcelona, operacion që lojtari portugez shpreson të ndodhë në të ardhmen.
Aleatëve perëndimorë u kërkohet të ndërhyjnë për të parandaluar Iranin që t’i shesë armë Moskës.
Të premten më 21 tetor, gjykata e lartë zgjedhore në Pakistan i ndaloi ish-kryeministrit Imran Khan të mbajë poste publike për pesë vitet e ardhshme.
Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, së bashku me 5 nxënës shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, të cilët kanë fituar bursë për në NASA, u pritën nga kryebahkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian po mbajnë të premten ditën e dytë të një takimi të nivelit të lartë për të vlerësuar mbështetjen e tyre për Ukrainën.
Qoftë i thjeshtë dhe elegant, i gjerë apo i zakonshëm, një triko elegante është një element kryesor i veshjeve tona gjatë këtij sezoni dhe çelësi për një gardërobë të shkëlqyer trans-sezonale.
Ai është parë gjatë javëve të fundit duke shijuar një romancë të re me Juliana Nalu.
Ministrat e mbrojtjes të Rusisë dhe SHBA-së kanë biseduar sot me njëri-tjetrin në telefon.
Një shifër prej 500 mijë eurosh është gjetur në autobusin e linjës më Italinë në Portin e Durrësit.
Në Iran vazhdojnë protestat për më shumë liri dhe të drejta. Femrat kanë marrë në dorë organizimin e tyre pas rrahjes brutale të 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila humbi jetën si pasojë e dhunës së ushtruar nga forcat policore për shkak të shkeljes së rregullave të veshjes së hixhabit, duke ndikuar që mijëra njerëz të dilnin në shesh për të protestuar.
Kombëtarja shqiptare nis nga e shtuna përgatitjet në kuadër të miqësores me Arabinë Saudite që do të luhet më 26 tetor 2022 “Al Nahyan Stadium” të Abu Dabit, duel që do të nisë në orën 18:30 sipas orës lokale (16:30 sipas orës shqiptare).
Ushtria ukrainase bëri të ditur të premten se Rusia ka dërguar mijëra trupa të rekrutuar së fundmi për të përforcuar mbrojtjen e rajonit jugor të Hersonit, ku forcat e Kievit kanë bërë përparime të konsiderueshme në ofensivën e tyre për të rimarrë territorin e pushtuar nga Moska.
Në kuadër të 21 tetorit, ditës boterore të depistimit të kancerit të gjirit, u zhvillua një marshim sensibilizues në Lezhë.
Gati 6 milonë euro pasuri në pronësi të një biznesmeni shqiptar ka sekuestruara Guardia di Finanza gjatë një operacioni blitz në Breshia të Italisë.
Vetëm universiteti Politeknik dhe Fakultetii i Shkencave të Natyrës vazhdojnë stoik në bojkotin e mësimit.
Me kalimin e orëve, bëhet më e qartë lufta e emrave që mund të pasojnë Liz Truss në krye të qeverisë britanike.
I veshur me një kostum sportiv të Realit të Madridit, kryeministri e vijoi turtin paraelektoral në një bashkëbisedim me fermerët e Gjegjanit në Elbasan.
Qeveria nuk ka parashikuar koncesione të reja në buxhetin e vitit 2023, por mund të rikthejë disa prej projekteve ekzistuese.