Kapiteni i sinqertë: Kush nuk do donte të luante me Barçën? Privilegj i madh

21/10/2022 16:40

Emri i Ruben Neves është lidhur me një transferim të mundshëm te Barcelona, operacion që lojtari portugez shpreson të ndodhë në të ardhmen.

25-vjeçari, i cili numëron 32 ndeshje me kombëtaren luzitane, luan si qendërmesfushor dhe prej vitit 2017 është pjesë e Wolves në Premier League, ekip ku mban edhe shiritin e kapitenit.

Rreth interesimit të klubit katalanas, Ruben Neves shprehet: “Nëse pyet në përgjithësi, të gjithë lojtarët duan të luajnë një ditë me Barcelonën!

Ata janë një nga klubet më të mirë në botë. Është privilegj për mua fakti që emri im lidhet me një transferim të mundshëm te Barcelona.

Kush është ai që nuk do të donte të luante me atë ekip? Është normale që të gjithë e kanë atë dëshirë”, deklaroi mesfushori portugez.

Top Channel