Projektligji për rritjen e pagave të Presidentit, kryeministrit, ministrave, deputetëve dhe nëpunësve të administratës publike pritet të votohet këtë të enjte në Kuvend.
Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar 177 vjetorin e poetit më të madh të Rilindjes Kombëtare, Naim Frashëri.
Një 30-vjeçar është vënë nën hetim pasi tentoi të korruptonte policin e pikës së kalimit kufitar në Kakavijë.
Komisioneri europian i zgjerimit, Oliver Varhelyi, viziton sot Kosovë për takime, siç theksohet në deklaratën e Komisionit Euriopian, me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, por edhe përfaqësues të opozitës dhe shoqërisë civile.
Norvegjia do të mbështesë programet e trajnimit për pilotët ukrainas për të fluturuar me avionë luftarakë F-16, tha të mërkurën ministri norvegjez i Mbrojtjes Bjoern Arild Gram.
Tre kryetarët e rinj të Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Zveçanit do të betohen këtë të enjte.
Lautaro Martinez ishte heroi i Interit në finalen e Kupës së Italisë.
Negociatorët e Presidentit demokrat Joe Biden dhe drejtuesit republikan Kevin McCarthy mbajtën të mërkurën bisedime që të dyja palët i quajtën frutdhënëse, në përpjekje për të rritur tavanin e borxhit të Shteteve të Bashkuara, që është në nivelin 31.4 trilionë dollarë, dhe për të shmangur kështu një situatë me pasoja katastrofike që do të krijohej nga mospagimi.
Një 13-vjeçar nga fshati Shumbat në Dibër është mbytur në liqen.
Presidenti Joe Biden përsëriti të mërkurën thirrjen për ndalimin e armëve luftarake, ndërsa ai dhe bashkëshortja e tij Jill, mbajtën zi në Shtëpinë e Bardhë për jetët e humbura një vit më parë në një shkollë fillore në Uvalde, të Teksasit.
Sezoni i fundit nuk rezultoi aq pozitiv për Bayern Munich.
Me ndryshimet aktuale që po bëhen në politikën për klimën po jepen miliarda për përballimin e nxehtësisë vdekjeprurëse.
“Kemi nevojë për guximin për të udhëhequr dhe forcën për të fituar. Unë jam Ron Desantis dhe po kandidoj për president për të udhëhequr rikthimin e madh të Amerikës”.
Japonia mbajti një ceremoni të mërkurën prej ku dhuroi rreth 100 automjete ushtarake për Ukrainën. Ky veprim i Tokios zyrtar synon të furnizojë Ukrainën me pajisje ushtarake më të rënda, krahasuar me dërgesat e tyre të mëparshme të helmetave dhe kostumeve ushtarake.
Një 40-vjeçar dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri në rrugën “Don Bosko”.
Vijon rritja e mëtejshme e vlerave barike gjatë orëve të paradites duke sjellë dominim të kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin.
Interi fiton Kupën e Italisë për edicionin e dytë radhazi. Dhe për herë të nëntë në histori, duke barazuar Romën.
“Skllavëria moderne prek 50 milionë persona në të gjithë botën”, këto janë shifrat e publikuara një studimi nga Indeksit Global të Skllavërisë 2023.
Holanda dëshiron që të trajnojë pilotët ukrainas për operimin e avionëve luftarakë F-16, sa më shpejt që të jetë e mundur.
Dua Lipa bëri përpjekjen e saj të parë në fushën e modës, në dizajn, sigurisht një bashkëpunim me shoqen e saj Donatella Versace, me ide të qarta në mendje ato përgatitën idenë për koleksionin “La Vacanza”.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy tha të mërkurën se po dërgonte ekipin e negociatorëve republikanë në Shtëpinë e Bardhë për të përfunduar bisedimet për kufirin e borxhit, por paralajmëroi se dy palët janë “ende larg njëra-tjetrës” ndërsa përpiqen të arrijnë një marrëveshje për buxhetin me Presidentin Joe. Biden.
Reali i Madridit rikthehet në rrugën e fitoreve përballë Rayo Vallecanos. Skuadra merengues fitoi 2-1 ndaj rivalëve të qytetit në ”Santiago Bernabeu”.
Në procesin ndaj Rovenda Vodës, bie në sy një gafë e rëndë e ish-drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja.
Kompania Apple Inc tha të martën se ka nënshkruar një marrëveshje me vlerë disa miliardë dollarë me prodhuesin e përçuesve Broadcom Inc. për të përdorur gjysmëpërçues të prodhuar në Shtetet e Bashkuara.
Në vendimin e lënë në fuqi edhe në Apel, thuhej se zëvendësministrja i kishte premtuar ish koleges së saj avokate Majlinda Hasani, punësimin e një të afermeje të saj të quajtur Florida Beu.
Nëse do të godasësh dikë në politikë, dëmi më i madh është të përpiqesh ta diskreditosh, sidomos me histori dhe prova të paqena.
Dr Rashid Buttar ka vdekur para dy ditësh në moshën 57 vjeçare me pretendimet se ishte helmuar, teksa në transmetimet e tij të fundit parashikonte se në tokë po vjen “një pushtim i rreme alien”.
Megjithatë mbetën dhjetëra dosje që SPAK vijon ti shqyrtojë. Fjala është për çështje të natyrave të ndryshme që konsiderohen të rëndomta nëse kemi parasysh misionin për të cilin u krijua SPAK.
“Pas krijimit në dhjetor 2019, SPAK u përball me një lumë denoncimesh nga qytetarët e zhgënjyer ndër vite nga sistemi i vjetër. Gjatë 3 muajve të parë të SPAK aso kohe kishte mbi 1500 denoncime. Nga ajo çfarë është transmetuar në media, nga reklamimi i punës që ka bërë vetë SPAK, në perceptimin publik, deri më tani Prokuroria e Posaçme nuk e ka kryer misionin për të cilin u krijua; kapjen e peshqëve të mëdhenj”, u shpreh Zef Preçi.
Është gjetur e pajetë nga nëna e saj pa shenja jete një 36-vjeçare në hostelin ku banonte me qira në Shkodër.
Është data 22 qershor e vitit 2022. Këta që shihni janë burrat e fshatit Kozarë në Kuçovë. Ata, pritën radhën për të dëshmuar njëri pas tjetrit në Prokurorinë e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Shtetet e Bashkuara nuk do të pranojnë vendosjen e parakushteve nga Republika Popullore e Kinës në kuadër të përpjekjeve të Uashingtonit për të hapur linja komunikimi me Pekinin, i tha Zërit të Amerikës në një intervistë Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.
Tina Turner, e njohur si ‘Mbretëresha e Rock’n Roll’, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare.
Nga Jeffrey D. Sachs “Kathimerini” Politika e jashtme e Shteteve të Bashkuara, bazohet tek një kontradiktë e natyrshme por edhe një e metë fatale. Synimi i politikës së jashtme të SHBA-së, është një botë e dominuar nga SHBA, në të cilën kjo e fundit shkruan rregullat globale të tregtisë dhe ato financiare, kontrollon teknologjitë e […]
Publikohen formacionet zyrtare të finales së Kupës së Italisë. Fiorentina dheInteri do të përballen mes tyre në “Olimpico”, duke nisur prej orës 21:00.
Prej 7 vitesh një qytetar endet zyrave të përmbarimit, pasi nuk mundet të marr dot hipotekën e shtëpisë edhe pse ka një vendim të formës së prerë.
Kombëtarja italiane është pjesë e “Final Four” në Nations League.
Afati për qëndrimin e ukrainasve në Shqipëri është zgjatur.
Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, të enjten, më 25 maj, do të vizitojë Kosovën.
Gazetari Milaim Zeka i ftuar në “Top Talk” deklaroi se për sa kohë Ilir Meta dhe Sali Berisha janë në opozitë, pushteti do të jetë i Edi Ramës edhe për shumë vite të tjera.
Një ndër historitë më mbresëlënëse të të gjithë kohërave vjen në Tiranë në një shfaqje të jashtëzakonshme.
Presidentja e Greqisë Katerina Sakellaropoulou pasi ka ftuar mesditën e së mërkurës liderët e 5 partive, që mundën të hyjnë në parlament nga zgjedhjet e 21 majit, u ka bërë propozimin procedural të fundit për krijimin e një qeverie koalicioni.
Të enjten betohen kryetarët shqiptarë të Leposaviqit, Zveçanit e Zubin Potokut.
Lulzim Basha tregoi se nuk e kishte seriozisht me dorëheqjen e tij.
Sali Berisha ju ngriu buzëqeshjen deputetëve të tij, të cilët një ditë me parë kishin votuar pro rritjes së pagës së tyre.
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King-Smith ishte mandatuar për të negociuar me qeverinë shqiptare marrëveshjen e transferimin e të burgosurve shqiptarë nga burgjet angleze në ato shqiptare.
Presidenti kinez Xi Jinping është takuar sot me kryeministrin rus Mikhail Mishustin në Pekin, që është vizita e nivelit më të lartë nga një zyrtar rus në Kinë që prej nisjes së luftës në Ukrainë.
Negociatat për tavanin e borxhit kanë ngecur nga një problem klasik që e ka shqetësuar Uashingtonin edhe më parë: republikanët e udhëhequr nga kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy duan të ulin shpenzimet e qeverisë federale, ndërsa Presidenti Joe Biden dhe demokratët e tjerë e kundërshtojnë këtë.
Kryeministri Rama ka kryer një takim falenderues ditën e sotme me qytetarët e Kukësit.
Firdeus Berberi, i akuzuar për bashkëpunim me Laert Haxhiun në masakrën e Lushnjës, është vënë në pranga.
Liderja e të djathtës franceze Marine Le Pen ka dëshmuar sot para komisionit hetimor parlamentar të ndërhyrjeve të huaja, për lidhje të mundshme të partisë së saj ‘Mitingu Kombëtar’ me Rusinë.
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua mbi një studim, i cili rendiste pesë arsye pse njerëzit më tërheqës kanë më shumë gjasa të ngelin pa partner.
Gjykata e Vicenzës dënoi me 2 vjet e 3 muaj avokatin Roberto Imparato me akuzën e tentativës për zhvatje, i cili gjithashtu do të duhet të paguajë 80 mijë euro si dëmshpërblim për dëmin ndaj Mario Balotellit.
Një numër rekord qytetarësh rusë, që kalon ato të tre dekadave të fundit, janë vendosur në Finlandën fqinje në 2022, tregojnë statistikat zyrtare të publikuara sot.
Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u pyet nga gazetarët gjatë prononcimit nga Fieri nëse i duket e ndershme rritja e pagave për qeveritarët, në një kohë kur nuk flitet ende për minimumin jetik.
Gjermania duhet të investojë më shumë në burimet e energjisë së ripërtërishme dhe të largohet nga lëndët djegëse fosile, porositi Komisioni Evropian më 24 maj.
I ftuar këtë episod të ‘Lancio’ në Top Albania Radio ishte reperi i njohur Stresi.
Një kriminel i dënuar për vrasje të dyfishtë në vitin 2016 është tashmë në liri në Ohio pas një arrastisjeje të pashpjeguar të hënën, teksa rezidentët janë nxitur të qëndrojnë mbyllur në shtëpitë e tyre.
Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë, USS Gerald R Ford, lundroi në Oslo në një shfaqje të forcës së NATO-s në një kohë tensionesh të rritura midis aleancës dhe Rusisë.
Jordi Alba do të largohet nga Barcelona.
Demokrati Lulzim Basha i është rikthyer sot skenës politike pas një periudhe të gjatë shkëputjeje.
Ndërsa Turqia përgatitet për balotazhin presidencial të 28 majit, kandidati i opozitës, Kemal Kiliçdaroglu po përpiqet të tërheqë votuesit nacionalistë me qëndrime kundër refugjatëve dhe qëndrime të forta mbi çështjet e sigurisë.
Shtëpia e famshme në Braunau am Inn është vendosur të kthehet në një stacion trajnimesh policie, pas një rinovimi €20 milionësh.
Këngëtari i njohur grek, Nikos Vertis ka mbërritur në Tiranë, ku nesër në mbrëmje do të mbajë një koncert në stadiumin “Air Albania”.
Rregulli artë i ushqyerjes së shëndetshme është që vaktet tona duhet të jenë të ylberta, në sensin e ngjyrave dhe larmishmërisë së ushqyesve që ofrojnë perimet dhe frutat.
Notre Dame De Paris, spektakli i cili ka thyer rekorde Guinnes për numrin e ndjekësve të tij, tashmë do të vijë të dielën në kryeqytet në stadiumin Air Albania, së bashku me Elhaida Danin.
Vazhdon dhuna në territoret e pushtuara nga Izraeli, ndërsa autoritetet izraelite shembën shtëpinë e një palestinezi, që sipas tyre, ishte i përfshirë në sulmin e muajit mars në Tel Aviv ku një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën.
Ukraina nuk do të jetë në gjendje të anëtarësohet në NATO për sa kohë që lufta po vazhdon, tha të mërkurën shefi i aleancës Jens Stoltenberg.
Pamje të pabesueshme vinin sot nga SHBA ku një “kauboi i botës reale” shihej të ndiqte me kalë një lopë që largohej në korsinë e shpejtësisë në një autostradë makinash.
Pasi siguruan rikthimin e Newcastle në Ligën e Kampionëve, dy prej futbollistëve më të spikatur të bardhezinjve, Callum Wilson dhe Kieran Trippier kanë marrë ftesën edhe nga përfaqësuesja angleze.
Ilaria De Rosa, stjuardesë e linjave lituaneze Avion Express, është arrestuar nga policia në Arabinë Saudite e dyshuar për trafik drogash.
Guvernatori i Floridës Ron DeSantis, pritet të shpallë sot kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Zoti DeSantis do e bëjë njoftimin në rrjetin social “Twitter”, gjatë një bisede me pronarin miliarder të kësaj platforme, Elon Musk.
Një 49-vjeçare, e cila ishte larguar nga shtëpia prej tre ditësh, është gjetur e pajetë në zonën midis fshatrave Podë dhe Gozhdarazhdë të Kolonjës.
Në pritje të sfidës vendimtare për titull, të planifikuar për të shtunën me Mainz-in, Borussia Dortmund ka njoftuar rinovimin e kontratës së një prej emrave kryesorë të skuadrës.
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën e Kavajës, ku ka mbetur e dëmtuar një 25-vjeçare.
Kreu i ushtrisë private ruse ‘Wagner’ njoftoi se ky grup ka humbur më shumë se 20,000 luftëtarë në betejën e përgjakshme 15 mujore, për të marrë kontrollin e qytetit të Bakhmutit.
Southampton po përgatitet të rifillojë punën për sezonin e ri, por këtë herë jo në elitë, në Premier League, por në Championship, pasi është klubi i parë që u rrëzua.
Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë, USS Gerald R Ford, lundroi në Oslo në një shfaqje të forcës së NATO-s, teksa gjendemi në një kohë tensionesh të larta midis aleancës dhe Rusisë.
Dy sete autografesh të Beatles së bashku me fotot e Sir Paul McCartney dhe George Harrison do të dalin në ankand.
Pas prezantimit të projektit të ri për përfaqësueset rajonale kombëtare nga drejtori teknik Fulvio Pea, ku objektivi kryesor është rritja e cilësive të futbollistëve shqiptarë që në bazë, Departamenti i Ekipeve Kombëtare në FSHF do të organizojë për herë të parë një seleksionim me lojtarë të moshës U-13.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka denoncuar penalisht pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dy zyrtarë të saj në Fier.
Një modele që kishte një histori të shkurtër me sulmuesin e anglez të Chelsea dhe të kombëtares së Anglisë, Jason Mount raportohet se po hetohet nga autoritetet pasi ka dërguar pa pushim mesazhe joshjeje atij dhe shokëve të tij të skuadrës.
Një skaf është bllokuar në Vlorë dhe pronari i tij është ndëshkuar me masë administrative, pasi gjatë kontrolleve rezultonte i paregjistruar me dokumentacionin e nevojshëm sipas ligjit.
Historitë e realizimit të një pjese të mirë të filmave shqiptarë dhe karrierat artistike të disa prej regjisorëve më në zë të kinemasë vendase vijnë në ekranin e Top Channel përmes ciklit të dokumentarëve Cut/Të shkruash me kamera, nga Ornela Islami.
Superliga drejt fundit, gara për titullin mes Tiranës dhe Partizanit
Qeveria do t’i kompensojë me një skemë të re financiare dhe do të marrë në rivlerësim dosjet e patrajtuara të ish-pronarëve.
Deputetja dhe njëherazi nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka dhënë detaje nga mbledhja e grupit parlamentar të PD-së.
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë Alastair King-Smith, ishte mandatuar për të negociuar me qeverinë shqiptare marrëveshjen e transferimin të burgosurve shqiptarë nga burgjet angleze në ato shqiptare.
Disa foto në institucionet shtetërore shqiptare, si dhe CV si punonjëse e Bankës së Shqipërisë i mjaftoi një 30-vjeçareje të mashtronte duke përfituar rreth 600 mijë euro, por kërcënimi nga një i mashtruar e nxori zbuluar dhe u vu në pranga nga policia e Tiranës.
Gjatë muajit prill të këtij viti, nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 21 mijë e 127 familje me gjithsej 83 mijë 811 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 3 mijë e 54 familje.
Teksa numri i viktimave nga përmbytjet dramatike në Emilia Romagna mbërriti në 15, zemërata po rritet ndaj autoriteteve italiane.
Bashkimi Evropian ka kritikuar vizitën e liderit të serbëve të Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik, në Moskë dhe takimin që ka zhvilluar me presidentin rus, Vladimir Putin.
Siç edhe Top Channel ekskluzivisht raportoi të martën, tashmë është zyrtare arritja një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe asaj angleze për tranferimim e të burgosurve.
Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi përndoqi, fyeu dhe kanosi një 40-vjeçare për 7 muaj në Durrës.
Një gjyshe 95-vjeçare e cila u qëllua me një armë që shkakton goditje elektrike nga policia në një shtëpi kujdesi, ka vdekur në spital nga plagët e saj.
Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace ka mbërritur në Kiev në një vizitë të papritur për të takuar homologun e tij ukrainas, Oleksii Reznikov.
Janë duke u kryer negociata dhe krijuar plane nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), se si të përballet me pandemitë, nëse ndodh që të ketë ndonjëherë në të ardhmen.
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar sot se po lobojnë që Kosova të ketë të drejtën në dialog dhe qasje në fondet dhe proceset e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike, duke shtuar se nuk do të ndalen së lobuari për drejtësi klimatike.