Humbja në debutim është ogur i mirë për Kombëtaren? Maran “ngushëllohet” me historinë, por thyen një rekord negativ… Një ndër historitë më mbresëlënëse të të gjithë kohërave vjen në Tiranë në një shfaqje të jashtëzakonshme.
Nën muzikën e Riccardo Cocciante dhe spektaklin e Luc Plamondon, ‘’Notre Dame de Paris’’ është gati të mbajë peng për së paku 150 minuta zemrën e secilit të pranishëm në stadiumin Air Albania te dielën e 28 majit.
Elhaida Dani është në një nga rolet kryesore në këtë shfaqje. Elhaida është e ftuara ne podcasting ‘Flasim’ që drejton kryeministri Rama dhe qe transmetohet një dite para spektaklit.
Drama e Kuazimodos dhe ciganes Esmeralda, bazuar në veprën e shkrimtarit Viktor Hygo prej 25 vitesh tashmë lë gojëhapur spektatorët në katër krahët e globit.
Notre-Dame de Paris është një shfaqje muzikore e cila e bëri debutimin e saj të parë më 16 shtator 1998 në Paris. Historia bazohet në romanin Notre-Dame de Paris (i njohur në anglisht si The Hunchback of Notre-Dame) nga shkrimtari francez Victor Hugo.
Notre-Dame de Paris, sipas Librit të Rekordeve Guinness, është shfaqja më e suksesshme ndonjëherë në vitin e parë të debutimit të saj.
Top Channel