Sot, Kuvend/ Pritet votimi i projektligjit për pagat e qeveritarëve dhe nëpunësve në administratë

25/05/2023 09:23

Projektligji për rritjen e pagave të Presidentit, kryeministrit, ministrave, deputetëve dhe nëpunësve të administratës publike pritet të votohet këtë të enjte në Kuvend.

Dy projektligjet që i hapin rrugën rishikimit të pagave për herë të parë në administratën publike që nga vitit 2006 kaluan të martën në Komisionin e Ekonomisë.

Përveç administratës janë rishikuar edhe pagat e funksionarëve të lartë dhe titullarëve të institucioneve të pavarura, koeficentët e pagave të të cilëve do të shumëzohen më pagën e re të Presidentit prej 425 000 lekësh.

Më të paguarit në administratë pas presidentit do të jenë kryeministri dhe kryetari i Kuvendit me pagën 393 mijë e 125 lekë, më pas zv/kryeministri me 330 mijë lekë, ministrat me nga 318 750 lekë dhe deputetët me 310 250 lekë.

Top Channel