Përmbytjet nga neglizhenca, plas zemërata në Itali: Ku shkuan paratë e rezervuarëve?!

24/05/2023 14:47

Teksa numri i viktimave nga përmbytjet dramatike në Emilia Romagna mbërriti në 15, zemërata po rritet ndaj autoriteteve italiane.

Banorët e zonës janë shprehur të indinjuar se nuk mendojnë që kjo situatë ishte pasojë e ndryshimeve klimatike, por ia faturojnë atë neglizhencës, e kërkojnë hetim për mungesën e  përdorimit të fondeve me qëllimin kryerjen e punimeve parandaluese siç do të ishte krijimi i baseneve mbrojtëse për të frenuar vërshimin e ujit nga lumenjtë e tej mbushur.

Këto basene artificiale mbajnë përkohësisht ujin e lumenjve të dalë nga shtrati, e më pas lejojnë rrjedhjen e tij në mënyrë të kontrolluar duke shmangur përmbytjen e zonave përreth. Sipas një investigimi të Rete 4, nga viti 2015 deri  në 2022-shin, pushteti local i Emilia Romagnas ndau mbi 190 milionë euro për ndërtimin e 23 rezervuarëve të tillë, por nga këta, vetë 12 janë funksionale.

Ankesa janë paraqitur po ashtu edhe për mirëmbajtjen e argjinaturave të lumenjve. Qeveria italiane ndërkohë njoftoi alokimin e 500 eurove shtesë në muaj për familjet e prekura me dy persona, 700 për ato me tre pjesëtare, 800 ato me 4, ndihmë kjo që shkon deri në 900 euro maksimumi.

Italia e rriti ndjeshëm paketën e ndihmës emergjente për zonat e katastrofës natyrore, duke premtuar të japë tani mbi 2 miliardë euro për këto rajone, ku ende afro 23.000 mijë persona ende mbeten të pastrehë, ndërsa disa qyteza vazhdojnë të mbeten nën pushtetin e ujit.

Top Channel