Përplasja e kamionit me karburantin/ Rëndohet situata në Meksikë, përhapja e zjarrit po shkatërron gjithçka

21/10/2022 17:31

Një zjarr i madh ka përfshirë një linjë treni dhe shtëpi në Aguascalientes të Meksikës qendrore.

Zjarri ra fillimisht në një pikë karburanti, pas përplasjes së një kamioni.

Videot e ngjarjes janë bërë virale në mediat sociale, të cilat tregojnë tymin e zi që ka pushtuar zonën dhe flakët që përhapen me shpejtësi marramendëse.

Faqja e internetit El Universal e Meksikës thotë se më shumë se 1500 njerëz u evakuuan, pasi disa shtëpi dhe makina janë djegur nga zjarri.

Deri më tani nuk ka raportime për viktima, por disa persona janë dërguar në spital.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e shoferit të kamionit, ndërsa në atë zonë 120 shtëpi, nga 300 që janë gjithsej janë dëmtuar.

Nuk dihet saktësisht se si ndodhi përplasja, por në raportet fillestare thuhet se kamioni ishte përplasur me një tren.

Rreth 200 zjarrfikës po përpiqen të frenojnë përhapjen e flakëve, të cilat po djegin gjithçka.

Top Channel