Modelja e Instagram gjendet e ekzekutuar nga vrasës të maskuar në pishinën e shtëpisë (fotot)

21/10/2022 16:45

Një modele e njohur e rrjetit Instagram është vrarë me armë dhe lënë e përgjakur në pishinë, pasi dy vrasës të maskuar hynë në shtëpinë e saj.

Núbia Cristina Braga, 23 vjeçe, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Aracaju, Brazil, më 14 tetor pas bastisjes barbare.

Ajo besohet se sapo ishte kthyer nga parukeria – nga ku kishte bërë dhe postimin e fundit në Instagram, pa e ditur se e priste zjarri i armëve.

Autoritetet thonë se bukuroshja braziliane ishte zënë në pritë nga dy burra me motoçikletë që hynë me forcë në shtepinë e saj.

Policia tha se ata kishin hyrë nga dera e përparme e lënë e hapur teksa qëlluan disa herë ndaj Núbia para se të largoheshin.

Policia kishte gjetur më vonë modelen e rrjeteve sociale që kishte rreth 60,000 ndjekës, në një pellg të gjakut të saj.

Motivi i vrasjes brutale mbetet ende mister dhe vrasësit të paidentitikuar.

Hetimi ka nisur tashmë për vrasjen e Núbia, ndërsa policia po kërkon ndihmën e publikut për informacione.

23-vjeçarja postonte shpesh përmbajtje nga moda, stili, udhëtimet, teksa kishte dhe një dyqan veshjes.

Tezja e saj zemërthyer Cláudia Menezes, tha për ngjarjen: “Núbia bënte punë vullnetare dhe ndihmonte këdo kishte mundësi. Ajo nuk ishte kërcënuar kurrë dhe lë prapa një trashëgimi të pasur.

Një komentues shkruante: “Oh Zot, ajo kishte postuar një ‘story’ para dy orësh, ndërsa tani e kanë ekzekutuar, Zoti i ngushëlloftë miqtë e familjarët”.

FOTO GALERI
1/5
Një modele e njohur e rrjetit Instagram është vrarë me armë dhe lënë e përgjakur në pishinë

Top Channel