Video e neutralizimit të sulmuesit me shpatë ‘samurai’ nga policia e Los Angeles (pamje të rënda)

21/10/2022 17:47

Një burrë i armatosur me shpatë samurai është arrestuar dje në mënyrë dramtike nga policia në Los Angeles, SHBA, pas sulmit ndaj një familjari të tij dhe pas goditjes me rrymë elektrike nga oficerët.

Pamjet e publikuara nga policia e Los Angeles tregojnë reagimin ndaj raportimit për sulm ndaj personit në një adresë në Mid-Wilshire.

Kur ata mbërritën gjetën të dyshuarin Eric Herrera, duke tundur shpatën e të gjatë samirai në mes të rrugës.

Teksa oficerët u konfrontuan me Herrera duke i kërkuar të ulte armën, ai me shpatën e ngrehur nisi të afrohej ndaj tyre. Oficerët përdorën ndaj të dyshuarit pistoletat me shpuese rryme elektrike duke neutralizuar sulmuesin.

Sipas raportimeve sulmuesi kishte plagosur nënën e tij në krah, e cila u gjet para shtëpisë nga oficerët. Gruaja u dërgua në spital ku tashmë është gjendje të stabilizuar.

Në pamjet e kamerave trupore të oficerëve shihet që Herrera urdhëron oficerët të bëjnë prapa, por qëllohet me pistoletën me rrymë dhe bie i palëvizur përtokë.

Nëna e sulmuesi ishte plagosur në krah dhe qëndronte e përgjakur para shtëpisë. Ajo tha se një debat familjar kishte nisur por nuk tregoi arsyet e përplasjes.

Rrjeti vendas  KTLA tha se Herrera akuzohet për tentativë vrasjeje dhe do të dalë në gjyq së shpejti.

FOTO GALERI
1/4
Në pamjet e kamerave trupore të oficerëve shihet që Herrera urdhëron oficerët të bëjnë prapa, por qëllohet me pistoletën me rrymë

Top Channel