Porsche Albania përfaqësuesja e markave Volkswagen, Skoda, Seat dhe Audi në Shqipëri prej vitesh udhëheq në segmentin e risive dhe zgjidhjeve teknologjike në industrinë automotive.

Shtuar produkte vetë tyre të gjeneratës së fundit, ata janë gjithashtu koncesionari i parë që kanë prezantuar audiencën me aplikacionin “Makina Ime”, një lehtësi teknologjike për mijëra shoferë dhe automjetet e tyre.

Këtë tetor, nga data 22 deri 23 tetor, Porsche Albania organizon, për herë të parë për industrinë automotive shqiptare, forumin “Innovation Hub”.

Në këtë forum priten të marrin pjesë entuziastë të teknologjisë, ekspertë, sipërmarrës të rinj dhe shumë të tjerë të interesuar mbi zgjidhjet inovative dhe digjitalizimin e shërbimeve.

Me këtë iniciativë, Porsche Albania ofron platformën e saj të shërbimeve dhe produkteve “Makina Ime”, si një vatër të lirë për të gjeneruar ide të reja dhe mundësi zhvillimi karriere për të interesuarit.

Aktiviteti pritet të zgjasë 2 ditë dhe frutet e tyre mund të jenë risitë më të reja të të gjithë tregut automotiv në vend!

Top Channel