Marshim kundër kancerit/ Lezhë, apeli për gratë dhe vajzat për të kryer kontrolle mjekësore

21/10/2022 15:29

Në kuadër të 21 tetorit, ditës boterore të depistimit të kancerit të gjirit, u zhvillua një marshim sensibilizues në Lezhë.

U bën bashkë gra dhe vajza duke dhënë mesazhe të forta për depistimin e hershëm, ndërsa bluzat e bardha u bënë apel grave dhe vajzave të thyejnë tabutë dhe të kontrollohen sa më shpesh për ta parandaluar sa më shpejt këtë sëmundje.

Marshimit iu bashkua dhe Anife Vija, e cila e kishte kaluar si sëmundje, duke dhënë mesazh të gjithë atyre që po e kalojnë si sëmundje të mos bëhen pesimistë dhe gjithmonë të jenë të qeshur.

Në Lezhë për vitin 2022 janë regjistruar 40 raste teë reja, nga të cilat 4 kanë qenë me humbje jete.

Top Channel