E enjte, 11 Tetor 2018
03:27
Media portugeze: Reali detyroi Ronaldon të blejë heshtjen e modeles amerikane

Media portugeze “Correio da Manha” zbuloi sot se ka qenë klubi i Realit të Madridit, që e ka detyruar Cristiano Ronaldon të paguajë modelen amerikane Kathryn Mayorga, për të mos denoncuar përdhunimin.

02:32
Manovrat ushtarake ruse në Detin e Zi, shqetësojnë Rumaninë

Anëtarja e NATO-s, Rumania shprehu shqetësim të mërkurën lidhur me rritjen e aktivitetit ushtarak rus në Detin e Zi, në të cilin ka dalje, dhe tha se forcimi i mbrojtjes evropiane do të jetë një temë e rëndësishme, kur ajo të marrë presidencën e radhës të Bashkimit Evropian në janar.

01:49
Grezda: Nuk luaj dot me shpinë nga porta, ndaj Izraelit japim maksimumin

Shqipëria nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në miqësoren ndaj Jordanisë, ndërsa Eros Grezda ishte në nga “notat” më të bukura të përfaqësueses së Panuccit, në prag të transfertës delikate në Izrael.

01:10
Austria mund të braktisë paktin e OKB-së për migracionin: Cënon sovranitetin tonë

Austria mund të ndjekë Shtetet e Bashkuara dhe Hungarinë, për t’u tërhequr nga mbështetja e një marrëveshjeje të Kombeve të Bashkuara mbi migracionin, tha qeveria austriake, duke përmendur shqetësimin rreth sovranitetit të saj dhe kufizimeve të mundshme në lirinë e saj për të vepruar.

00:34
Kombëtarja zgjedh kapitenët, Mavraj kryeson hierarkinë

Kur erdhi në fillim te kuqezinjtë, Panucci tha se shiritin e kapitenit të Shqipërisë do ta mbajë lojtari që ka më shumë ndeshje me Kombëtaren.

E mërkurë, 10 Tetor 2018
23:58
Marshimi i Krenarisë i LGBT-së mbahet nën masa të rrepta sigurie në Prishtinë

Qindra njerëz dolën të mërkurën për paradën e dytë të Homoseksualëve në Kosovës, nën vëzhgimin e rreptë të policisë, pasi një parti që përkrahte vlerat islamike, “Fjala” i kërkoi qeverisë të ndalte këtë ngjarje.

23:25
Komunitete fetare inkurajojnë mbylljen e kazinove dhe pikave të basteve

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka mirëpritur vendimin e qeverisë për mbylljen e kazinove elektronike dhe basteve sportive në zonat e banuara. Në një deklarate thuhet se ky është një vendim i mirëpritur dhe i gëzueshëm për të gjithë qytetarët shqiptarë dhe një masë e rëndësishme në mbrojtjen e të rinjve nga rënia në kthetrat e këtyre veseve që sjellin dëme të pariparueshme në familje dhe në shoqëri.

23:03
Italia harron të fitojë, vetëm barazim ndaj Ukrainës

Italia e Roberto Mancinit nuk di të fitojë. “Të kaltrit” nuk kanë mundur të fitojnë as në miqësoren e zhvilluar mbrëmjen e sotme ndaj Ukrainës.

22:55
Nxjerr të dashurën në ankand për shaka, çuditet kur ia blejnë vërtet

Një burrë në Angli thotë se kur kishin hyrë në një dyqan për të parë pajisje për kuaj, e dashura e kishte qëlluar me kamxhik në vithe, për shaka. Por i kishte rënë aq fort sa ai kishte vendosur të hakmerrej.

22:50
Paketa anti-shpifje, Rama: Nis nga legalizimi i portaleve

Përmes një postimi në “Twitter” kryeministri Edi Rama paralajmëron se paketa anti-shpifje do të nisë nga legalizimi i portaleve.

22:34
Pabarazia sociale, pamje spektakolare të kapura me dron

Për projektin fotografik “Unequal Scenes”, fotografi Johny Miller ka përdorur një dron me qëllim për të realizuar shkrepje panoramike elokuente nga lart, të cilat ama paraqesin një skenar shkallmues diferencash mes zonave më të pasura dhe më të varfra të Afrikës Jugore, trashëgimi tashmë e vjetër e sistemeve të diskriminit racor. Duke folur për projektin e tij, Miller ka motivuar në këtë mënyrë fotografitë të shkrepura nga lart:

22:13
Panucci: Më vjen keq që nuk fituam, lojtarët dhanë maksimumin

Pas barazimit pa gola me Jordaninë në “Elbasan Arena”, trajneri u shpreh se nuk ka asnjë fjalë për lojtarët që zbritën në fushën e lojës, duke u shprehur se lojtarët dhanë maksimumin dhe zbatuan urdhrat.

21:58
Top Story/ Dritat vrasëse të detit, Dateri, “molla e ndaluar”

Top Story u ndal dhe tek gjuetia natën që realizohet me pushkë uji dhe me elektrik dore. Në Vendimin e Këshillit të Ministrave, Nr. 402, për Menaxhimin e Burimeve Peshkore, ndalohet gjuetia me pushkë uji gjatë natës, nga perëndimi deri në agim.

21:55
Shqipëri-Jordani, s’ka gola në testin para Izraelit

Ka përfunduar pa gola miqësorja e luajtur në “Elbasan Arena” ndaj Jordanisë. Një ndeshje test për kuqezinjtë, në prag të përballjes me Izraelin për Ligën e Kombeve

21:50
Top Story/ Deti i futur në “gardh”, në dijeni çdo organ përgjegjës

Forma të tjera të peshkimi të paligjshëm, që Top Story dokumentoi dhe që në pamje të parë nuk bëjnë asnjë përshtypje, pasi jemi mësuar t’i shohim çdo ditë, është peshkimi me varka artizanale, të cilat hedhin rrjeta përgjatë bregut.

21:45
Top Story/ Kushton 1000 $ grami, por në detin shqiptar po zhduket

Përveç shkatërrimit të livadheve nënujore, një masakër tjetër që i bëhet detit dhe gjallesave nën ujore ka ndodhur me një tjetër organizëm detar, që sot pothuajse është zhdukur. Ai është Korali i Kuq. Por si çdo gjallesë tjetër nën ujore, pothuajse është zhdukur fare.

21:39
Top Story/ Peshkarexhat, “ekskavatorët” e detit

Shqipëria ka një flotë prej qindra varkash që patrullojnë çdo ditë ujërat tona. Pjesa më e madhe e tyre të regjistruara në portet e Durrësit, Shëngjinit, Vlorës dhe Sarandës.

21:35
Top Story/ Kalaja: Ja si u dëmtova nga shpërthimi i dinamitit. Institucionet s’reagojnë

Gjuetia e peshqve mund të quhet shfarosëse për gjallesat e detit, por papërgjegjshmëria e këtyre personave ka tejkaluar çdo cak, duke vënë në rrezik edhe jetë njerëzish. Rastet nuk janë të pakta kur këto shpërthime kanë ndodhur fare pranë vendit, ku turistë apo zhytës po notonin.

21:29
Top Story/ Ekskluzive: Ja pamjet dhe video-t ku peshkimi bëhet me lëndë plasëse

Ligji për peshkimin neni 128, për zënien e peshkut me eksplozivë, parashikon dënim me gjobë nga 1 deri në 5 milion lekë. Ndërkohë ky lloj peshkimi dënohet si armëmbajtje pa leje nga kodi penal, që parashikon dënim deri në 7 vite burg.

21:23
Top Story/ Dinamiti, vrasësi i jetës në det, Ministria nuk reagon

Top Story sjell në vëmendje ligjin Nr. 64, hartuar me datë 31, 05, 2012 “Për Peshkimin”, i cili ndalon zënien, mbledhjen dhe tregtimin e peshkut me anë të eksplozivit. Ndërkohë pika 3, e ndalon edhe mbajtjen në bord të mjeteve lundruese apo në breg të detit të lëndëve shpërthyese.

21:14
Top Story/ “Deti që po kthehet në shkretëtirë”

“Masakra nën dallgë”, është kjo tema që Top Story solli sonte në ekranin e Top Channel. Bëhet fjalë për peshkimin e paligjshëm, një problem i shtrirë në të gjithë vijën bregdetare. Një vrasës i heshtur që çdo ditë po zhduk edhe gjallesat e fundit që kanë ngelur, në detin që na përket të gjithëve.

21:05
Terroristët e Al Shabaab vrasin mësuesit brenda në shkollë

Militantë të grupit terrorist të Al Shabaab kanë vrarë dy mësues në një shkollë në Kenia, në kufi me Somalinë.

20:59
Salianji nën hetim, Bylykbashi: Donika Prela në krye të “task forcës” që mbron Agron Xhafajn

Oerd Bylkbashi ka reaguar ndaj Prokurorisë së Krimeve të Rënda pas konfirmimit zyrtar nga ana e saj për vënien nën hetim për kallëzim të rremë të Ervin Salianji. Bylykbashi akuzon drejtuesen e institucionit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, se ka marre detyrën të kryesoje “Task Forcën” për të mbrojtur Agron Xhafajn.

20:42
Fiks Fare/ Masakrohet pylli në Durrës,policia shoqëron makinat me dru

Fiks Fare i rikthehet masakrës në pyjet shqiptare, ku në fshatin Shkafane në Ishëm të Durrësit, vetëm pak kilometra larg nga Tirana dhe Durrësi, kurora e vetme që ka ngelur e gjelbër po pritet përditë. Banorë të zonës u ankuan se po priten pemë të mëdha me lis, shkozë dhe pishë. Deri më tani, përpos denoncimeve në Policinë e Manzës dhe atë Pyjore, masakra nuk është ndalur.

20:32
Yjet e muzikës “tironse” ndezin atmosferën te Amfiteatri i Liqenit

Zërat më të mirë të Shqipërisë së mesme janë mbledhur sonte për publikun kryeqytetas. Bashkia e Tiranës ka sjellë sonte “Ti tironë dashni e modhe” duke bërë bashkë të gjithë ata që e duan, por mbi të gjitha që e këndojnë muzikën “tironse”.

20:19
Kuajt s’i dallojnë të gjitha ngjyrat

Gardhet dhe pengesat nëpër garat britanike po vendosin për një ndryshim të madh pasi u zbulua se kuajt i shohin pengesat ndryshe nga njerëzit.

20:04
Ndihmë më të varfërve, pas shkolle, 19-vjeçarja shkon te fqinjët e harruar nga shteti

Daena jeton në të njëjtën lagje të Tiranës me çiftin Muçollari, 400 metra larg shtëpisë gati të rrënuar të tyre. 19-vjeçarja, pasi mbaron shkollën gjen gjithmonë pak kohë për të takuar dhe ndihmuar familjen e harruar nga shteti.

19:56
Anglia ndaj Kroacisë, “hakmarrje” apo sërish disfatë!

Është një ripërsëritje e gjysmëfinales së botërorit, por shumëkush shpreson se Anglia do të arrijë të hakmerret për disfatën që pësoi këtë verë dhe që e la jashtë finales së madhe në Rusi 2018. Në lojë është këtë herë diçka tjetër pasi 3 luanët do të zbvarkojnë në stadiumin e Rijekës të premten për Ligën e Kombeve të UEFA-s, dhe 3 pikëshi është më shumë sesa i vështirë.

19:44
Zamira, gruaja që shpenzoi 18 mln euro në një dyqan të vetëm luksi

Pasi shpenzoi 18 milionë euro në një dyqan të vetëm luksi  brenda 10 vitesh, (mesatarisht 5000 euro në ditë) autoritetet i kërkojnë asaj dhe bashkëshortit që të vërtetojnë pasurinë, përndryshe do të humbasin edhe shtëpinë 20-milionë-dollarëshe në Londër.

19:38
Rama, ironi me Bashën: Po Artist po, por të vërtetës si i bëhet

Kryeministri Rama ka reaguar sërish me ironi ndaj Lulzim Bashës, vetëm pak minuta pasi ky i fundit shkroi se Edi Rama ka krijuar një grup për të mbrojtur familjen kriminale Xhafaj.

18:53
Basha: Rama, grup të posaçëm për të mbrojtur familjen kriminale Xhafaj

Pak pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda publikoi një deklaratë zyrtare për ecurinë e hetimeve për çështjen “Babale”, ku bënte me dije ndër të tjera edhe vënien nën hetim për kallëzim të rremë të deputetit të PD, Ervin Salianji, ka reaguar edhe kreu i PD, Lulzim Basha.

18:30
“Babalja”, Krimet e Rënda: Edhe Salianji nën hetim për “kallëzim të rremë” në bashkëpunim

Ervin Salianji, deputet i Partisë Demokratike është duke u hetuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për kallëzim të rremë dhe për këtë arsye është kërkuar që në datën 12 tetor, të premten e kësaj jave të paraqitet në Prokurori për të dhënë shpjegime.

18:08
Top Story/ “Masakra nën dallgë”

“Masakra nën dallgë” është kjo tema që Top Story do sjellë sonte në Top Channel. Në fokus të këtij dokumentari është peshkimin i paligjshëm, një problem i shtrirë në të gjithë vijën bregdetare të vendit tonë.

17:52
“Nëse nuk hiqen vizat deri në fund të vitit, s’i besojmë më BE”

Enver Hoxhaj, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës ka folur për liberalizimin e vizave me vendet e BE, duke u shprehur se nëse nuk do të ketë liberalizim të tyre deri në fund të vitit, atëherë nuk ka arsye se pse t’i besohet më Bashkimit Europian.

17:34
Bandat? Xhafaj: Deklaratat e Bashës, shpifje bajate

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj përmes një statusi në rrjetin social “Twitter” ka reaguar ndaj akuzave të kreut të PD, Lulzim Basha, për shtim të krimit të vend ku sipas tij.

17:02
Gjermani, AfD: Ballkani, jo në BE

Pak ditë para zgjedhjeve të rëndësishme në Bavari, partia e ekstremit të djathtë gjerman, “Alternativa për Gjermaninë”, i thotë jo anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Ata prezantuan në Berlin pozicionin e tyre.

17:02
A i ndihmon vitamina D fëmijët për humbjen e peshës?

Studiuesit pohojnë se duhet të gjejnë më shumë prova nëse vitamina D i ndihmon fëmijët të humbin peshë.

17:00
Zbardhet ndryshimi i ligjit për lojërat e fatit që sjell 9.000 të papunë

Një ditë pas deklarimit të kryeministrit se në 1 janar nuk do ketë më baste sportive siç i njohin deri më tani, është publikuar edhe ndryshimi i ligjit për lojërat e fatit që parashikon mbylljen e pikave të basteve.

16:55
Fuqia e dashurisë – Episodi 78

Aurora mundohet ta bind Bibinë të kthehet në shtëpi, por ajo s’pranon ta lërë Rubinjon. Irena provokon Silvanën duke i thënë se së shpejti do të bëhen kunata.

16:53
Shpërthen skandali i trukimeve në Belgjikë, arrestohet trajneri i Brugge

Një Belgjikë ka shpërthyer një skandal i vërtetë trukimesh, me klubet më të rëndësishme në vend të përfshira, ndërsa është vënë në pranga trajneri i skuadrës së Brugge.

16:45
Lind “W Series”, kampionati automobilistik për femra

Gjinia femërore do të ketë më në fund kampionatin e saj të garave automobilistike. Bëhet fjalë për “W Series”, që do të nisë në maj të vitit 2019. Kjo kategori e re garash do të shohë në pistë makina të njëjta dhe bëhet fjalë për “Tatuus” të kampionatit Formula 3.

16:22
Vrasja e trefishtë në Bulevard, Gjykata burg përjetë italianit

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin për 3 personat e akuzuar si autorë të vrasjes së trefishtë të ndodhur më 27 majin e vitit 2015 në Bulevardin “Zogu i Parë”, duke i shpallur ata fajtorë për ngjarjen.

16:21
“Ti Tironë dashni e modhe”, sonte në amfiteatrin e liqenit

Kënga qytetarë tiranase do të pushtojë mbrëmjen e së mërkurës Liqenin. “Ti tironë dashni e modhe” do të bëjë bashkë të gjithë ata që e duan, por mbi të gjitha që e këndojnë muzikën tironse.

16:04
Top Talk/ Vettingu politik? Spiropali: Duan rinegociim të Reformës në Drejtësi

E ftuar këtë të mërkurë në “Top Talk” ka qenë deputetja e PS, Elisa Spiropali, e cila foli edhe për vettingun në politikë.

16:02
“Top Talk”, Spiropali: Salianji të paguajë. Më vjen keq, si deputet i ri

Elisa Spiropali, e ftuar në emisionin “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja, theksoi se baltosjeve dhe shpifjeve mes poltikanëve, duhet t’u vijë fundi, sikurse edhe të zbardhen deri në fund, kur ka fakte. Spiropali u pyet nëse ka kosto politike për mazhorancën pasi kur dëgjon akuzat mes poltikanëve, balanca e perceptimit publik shkon nga ana e denoncuesit.

16:01
Demokracia, në rrezik! Thirrja për një monitorim më të mirë në vendet e BE

Eksperiencat negative në disa vende, sfidat e reja që paraqet zhvillimi teknologjik e hovi i platformave sociale apo agresioni kibernetik, kanë bërë të shtrohet ideja e një përmirësimi të mekanizmave monitorues të zgjedhjeve nga Bashkimi Europian.

16:00
Spiropali, në “Top Talk”: Opozita, e ndikuar nga telenovelat orientale. Po baltosin Shqipërinë

Politika shqiptare është futur në një spirale konspiracioni përgjimesh, me denoncime e përgënjeshtrime. Drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, që nga kreu i Ministrisë së Brendshme apo drejtues të lartë të politikës, sikurse kreu i grupit parlamentar socialist, po akuzohen në mënyrë periodike nga opozita si të përfshirë në skenarë të dyshimtë.

15:52
Kërkime për naftë në jug. Hapet gara ndërkombëtare për zonën Vlorë-Sarandë

Shqipëria hap garën ndërkombëtare për të tërhequr investorë të huaj për kërkimin e naftës në jug të vendit.

15:52
Pas protestës në Laprakë, Veliaj reagon për fushën sportive

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj reagoi në Twitter pasi banorët e lagjes Laprakë penguan shkatërrimin e një fushe sportive në zonën ku ata banojnë, kur u njoftuan se i ka dalë pronari dhe se në këtë ambient ku luajnë mijëra fëmijë të zonës, do të ndërtohet nga kompania “Salillari”.

15:32
Shkarkime nga “bashkëqeverisja”. Kryeministri takon koordinatorët e platformës

Një mësuese nga Vau i Dejës tregoi para Edi Ramës, në takimin javor të bashkëqeverisjes me njerëzit e zakonshëm, për denoncimin e drejtorit të shkollës, të cilin e kishte gjetur në shkelje të ligjit për arsimin dhe në keqadministrim të fondeve.

15:27
Shkarkime për Martinajn. Ikën drejtori i Policisë së Burgjeve, sepse nuk e transferoi

Enrik Sulejmani u shkarkua nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Burgjeve, pasi sipas Ministrisë së Drejtësisë, ai nuk përmbushi detyrën e tij gjatë përpjekjeve për të larguar Ervis Martinajn nga Spitali Amerikan 2 në Spitalin e Burgjeve.

15:00
Tirana, 36 kënde lojërash. Më i fundit u ndërtua në njësinë 9

Një kënd i ri lojërash është dhurata e Bashkisë së Tiranës për vogëlushët e lagjes “Myrteza Topi” në Njësinë 9. Ky është këndi i 36 që ndërtohet në lagjet e Tiranës dhe i treti në Njësinë 9, i cili u realizua në bashkëpunim me Ambasadën e Çekisë në vendin tonë. Këndi do të shërbejë edhe si një hapësirë çlodhjeje për të rriturit. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, falenderoi ambasadën çeke për bujarinë e treguar dhe u shpreh se investimi te këndet e lojërave është një investim për të ardhmen e qytetit.

14:59
Protestë kundër “Salillarit”. Banorët e Laprakës pengojnë shkatërrimin e fushës së sportit

Banorët e lagjes Laprakë në Tiranë po pengojnë shkatërrimin e një fushe sportive në zonën ku ata banojnë.

14:52
Qeveria kundër EURALIUS-it. Ligji për noterët, ndryshohet varianti i ndërkombëtarëve

Ndryshimet në ligjin për noterinë, ku numri i juristëve të licencuar për të ofruar këtë shërbim përcaktohet në raportin 1 për 15 mijë banorë, janë kundërshtuar nga Ministria e Drejtësisë.

14:39
Rama: Vajza, peng i opozitës!

Kryeministri Edi Rama iu kthye edhe njëherë çështjes “Xhisiela” dhe iu drejtua sërish në Twitter kreut të opozitës, Lulzim Basha.

14:26
Rama i drejtohet Bashës: Edhe veten e gënjen si askush

Kryeministri Edi Rama reagoi pas konferencës për shtyp të Lulzim Bashës, i cili tha se “kryeministri, ministri i Brendshëm, kreu i grupit parlamentar, Prokurorja e Përgjithshme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë kanë komplotuar së bashku për të manipuluar të vërtetën, për të mbrojtur një trafikant droge, Agron Xhafajn dhe vëllain e tij, ministrin e Brendshëm”.

14:18
Maqedoni, Parlamenti nis debatin për ndryshimet kushtetuese

Me 40 minuta vonesë në Maqedoni nisi mbledhja e Komisionit për çështje kushtetuese. Prezent janë  shumica e anëtarëve, përfshirë dhe deputetët e VMRO-DMPNE-së opozitare.

14:10
Përqafimi është i mirë për shëndetin. 10 arsyet pse duhet ta bëni më shpesh

Një përqafim është një gjest i thjeshtë dhe i dashur që arrin të ketë përfitime të jashtëzakonshme në shëndetin dhe gjendjen shpirtërore.

14:07
Përmbytje në Majorka, të paktën 8 të vdekur (Foto)

Të paktën tetë persona humbën jetën dhe disa rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve të menjëhershme në ishullin spanjoll të Majorkës.

13:57
Fluturimi më i gjatë në botë pa ndalesë: Singapor-Nju Jork

Nga Singapori për në Nju Jork për rreth 19 orë në fluturim.

13:45
Milan rrëmben Paquetën nga Flamengo, 35 mln euro plus bonuse

Në një kohë kur kampionatet kombëtare janë ndalur, pasi vëmendja tashmë është kthyer nga ekipet kombëtare që impenjohen në Ligën e Kombeve të Europës, apo miqësore të tjera ndërkombëtare, kuqezinjtë e Milanit duket se kanë bërë goditjen e parë sa i përket merkatos së janarit.

13:34
Korçë, përplaset Benz-i me furgonin, 3 të plagosur

Në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Plasë, ka ndodhur një aksident me pasojë plagosjen e 3 personave.

13:15
Basha: Rama ka krijuar shtet privat. Komplot Rama-Marku-Xhafaj-Veliu për të manipuluar të vërtetën

“Jemi në kushtet e një diktature mafioze”.

13:02
Sfida me Spanjën, Bushi: Të tregohemi të kujdesshëm

Kombëtarja shqiptare e 21-vjeçarëve do të kërkojë të bëjë mirë në ndeshjen me Spanjën, në sfidën e kualifikueseve të “Euro 2019”, që do të luhet këtë të enjte në stadiumin “Selman Stërmasi”.

12:55
Britani, vidhet trofeu i “Tour de France” gjatë një ekspozite

Trofeu i fituar nga Geraint Thomas në Turin e Francës së këtij viti është grabitur. Lajmi u konfirmua nga vet skuadra e tij “Team Sky”, nëpërmjet një komunikate për shtyp në faqen e tij të internetit.

12:35
Banorët e Gosës në protestë: Duam drita!

Banorët e Gosës dolën në protestë për të kërkuar energji elektrike, që u ndërpritet çdo ditë.

12:30
Bulqizë, më shumë qen sesa njerëz

Në qendër të Bulqizës ndodh që ka më shumë qen sesa njerëz.

12:29
Universiteti i Vlorës, rrezikojnë mbylljen 4 degë

Katër degë rrezikojnë të mos hapen për studentët në universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës.

12:26
Studimi: Personat nën 25 vjeç larg alkoolit

Të rinjtë në Britaninë e Madhe po i qëndrojnë larg alkoolit, thuhet në një studim të sapo publikuar.

12:19
Mbyllja e degëve në Gjirokastër. Nuk hapen matematika, fizika, dhe gjuhë-letërsia greke

Raundi i parë i regjistrimeve në universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër u mbyll me një numër minimal prej 163 regjistrimesh, nga 805 studentë që ishte kuota e miratuar për këtë universitet.

12:00
Indi, policëve në aeroporte u kërkohet të qeshin më pak

Policëve në aeroportet e Indisë u është kërkuar të qeshin më pak. Ky vendim është marrë duke u justifikuar se, atmosfera festive mund të krijojë idenë e mungesës së sigurisë dhe është kërcënim për sulme terroriste.

11:52
Akuzat ndaj CR7, për policinë e Las Vegasit “nuk është i akuzuar”

Detaje të reja dhe të rëndësishme janë zbuluar në lidhje me çështjen, që prej javësh ka pushtuar mediet sportive; atë të akuzave për përdhunim të Cristiano Ronaldos ndaj Kathryn Mayorga, në një hotel të Las Vegasit në vitin 2009.

11:46
PD nxjerr video-përgjim të ri. Akuzë drejtorit të policisë; Veliu mohon: Nuk e shoqërova Alizotin

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji postoi në faqen e tij të Facebook-ut një video-përgjim realizuar nga disa persona me Alfred Alizotin, dëshmitarin që, sipas prokurorisë, ka pranuar se ka aktruar si të ishte Agron Xhafaj në audio-përgjimin “Babale”.

11:44
Morata paralajmëron Chelsean: Nëse Hazard do Realin, s’e ndalojmë dot

Alvaro Morata paralajmëron drejtuesit e Chelseat sa i përket Eden Hazard. Sulmuesi spanjoll, në një intervistë për tabloidin “The Sun” ka lënë të kuptohet se “blutë” e Londrës do ta kenë shumë të vështirë ta pengojnë kalimin e mesfushorit belg te Reali i Madridit.

11:23
Zhdukja e kritikut saudit, mediet turke publikojnë fotot e “skuadrës së eliminimit”

Mediet turke pranë presidentit Erdogan publikuan këtë të mërkurë pamjet e asaj që përshkruhet si “skuadër eliminimi” prej 15 anëtarësh, e cila pretendohet të jetë dërguar me objektivin për të vrarë gazetarin saudit, Jamal Khashoggi, si dhe një furgon të zi që kishte dalë më vonë nga Konsullata saudite në Stamboll, me destinacion shtëpinë e konsullit.

11:11
Arrestohet një prej të fortëve të Fierit

Forca e Ligjit ka arrestuar në flagrancë një prej të fortëve të Fierit. FNSH, në bashkëpunim me Policinë Vendore Lushnje e Fier, në kontrolle të befasishme për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri dhe personave të shpallur në kërkim, kanë vënë në pranga Ilir Boriçin.

11:03
Bashkëshortja e ish shefit të Interpolit, e frikësuar

Bashkëshortja e ish shefit të Interpolit tha për CNN se është e frikësuar për jetën e saj dhe të dy binjakëve, pasi i shoqi është ndaluar nga autoritetet kineze.

11:01
Rama thirrje portaleve të heqin vetë reklamat e basteve: “Mos kemi llafe për lirinë e shtypit”

Kryeministri Edi Rama përsëriti në Twitter se bastet e kazinotë elektronike do të mbyllen në 31 dhjetor, ndërsa reklamat e tyre duhet të hiqen nga mediat menjëherë.

11:00
Couscous, i shijshëm dhe me vlera ushqyese

Couscous është një ushqim që përftohet nga kokrriza të grimcuar të grurit durum. Ai mund të gatuhet si një pjatë e plotë ose të jetë një nga përbërësit e recetës.

10:51
Sfida me Jordaninë, policia publikon masat e sigurisë

Sot në orën 20:00, në “Elbasan Arena do të luhet ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Jordanisë, një përballje që shihet si test për kuqezinjtë, në prag të ndeshjes me Izraelin për Ligën e Kombeve.

10:45
Trump e quajti “dinamit”, Ivanka përjashton veten nga gara për pasuesen e Haley

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley lajmëroi dorëheqjen pas rreth dy vitesh në detyrë. Presidenti Donald Trump u shfaq në Zyrën Ovale përkrah Haleyt, për të thënë se ajo kishte bërë një punë të mrekullueshme.

10:32
SHBA, uragani “ekstremisht i rrezikshëm” “Michael” pritet të godasë Floridën

Uragani i fuqishëm “Michael” pritet të arrijë në brigjet e Floridës dhe ka detyruar ndërkohë evakuime masive në shtetin jugor amerikan.

10:28
Plani për të përçarë Europën po i kthehet Putinit në fytyrë

Ish kryeministri rus, Viktor Chernomyrdin, ka thënë shprehjen e famshme: “Synonim më të mirën, por doli si çdo herë tjetër.”

10:24
Shitja e “Telekom Albania”, ende asnjë vendim

Qeveria e Tiranës nuk do të donte që “Telekom Albania”, partnere e “Deutsche Telekom”, të blihet nga “Telekom Serbia”, e këtë e shprehu qartë kryeministri Edi Rama një ditë më parë.

10:16
Vrasja e gazetares në Bullgari, arrestohet autori i dyshuar

Një bullgar është arrestuar në Gjermani, nën dyshimin për përdhunimin dhe vrasjen e gazetares televizive Viktoria Marinova. Lajmi është konfirmuar nga kryeprokurori bullgar.

10:09
Shkarkohet nga detyra gjyqtarja e Apelit të Korçës

Entela Prifti, gjyqtare e Apelit të Korçës, është shkarkuar nga detyra pasi nuk kaloi Vetting-un.

10:04
Padia për shpifje e Ballës ndaj Bashës, nis seanca

Në Gjykatën e Tiranës ka nisur seanca mes Taulant Ballës dhe Lulzim Bashës, pasi kreu i grupit parlamentar socialist paditi për shpifje kryetarin e Partisë Demokratike.

10:01
Gjonaj: Shkarkohen 5 zyrtarë për shpërdorim detyre

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, njoftoi paraditen e së mërkurës shkarkimin e 5 zyrtarëve: tre përgjegjës sektori dhe dy specialistë nga Durrësi.

09:44
Pasaportat më të fuqishme të vitit 2018 (Foto)

“Henley Passport Index” ka renditur të gjitha pasaportat e botës sipas numrit të vendeve që mbajtësit e tyre mund të vizitojnë pa viza.

09:31
Khabib: Bëtë mirë që ma dhatë brezin, përndryshe…

Khabib Nurmagomedov publikoi në Instagram një foto me brezin e titullit të peshës së lehtë në UFC. Në mesazhin e fotos, i tha Presidentit të UFC-së, Dana White, se bëri mirë që më në fund ia dorëzoi këtë brez, të cilin nuk ia dha në oktagon pas sherrit masiv që nisi rusi me stafin e Conor McGregor.

09:15
Autobusi del nga rruga, 40 viktima në Kenia

Të paktën 40 persona kanë vdekur pasi një autobus që udhëtonte nga kryeqyteti kenian Nairobi në Kisumu, doli jashtë rrugës, thonë policia.

08:49
Jo vetëm United, edhe Bayern në “luftë” për Zidane

Bayern Munchen mund të jetë kundërshtari i Manchester United nëse do të shkarkojnë nga detyra trajnerin Niko Kovac, i cili e ka nisur keq sezonin me bavarezët.

08:35
Lushnje, vritet ish-kryeplaku i fshatit Shegas

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Lushnjes mbrëmjen e së martës.

08:24
Aksident në aksin Berat-Ura Vajgurore, një i plagosur

Një aksident me pasojë një person të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Ura Vajgurore, në afërsi të fshatit Orizaj.

08:05
Refugjatët pushtojnë Greqinë. Athina ankohet për Turqinë në Bruksel

Qindra refugjatë jashtë rajonit policor në qendër të qytetit të Selanikut kanë qëndruar aty për disa ditë, duke kërkuar që të arrestoheshin nga autoritetet policore në mënyrë që të bënin kërkesë për azil.

05:47
Ndërkombëtarët presion Bullgarisë, për zbardhjen e vrasjes së gazetares

Policia bullgare mori në pyetje një rumun për vrasjen e gazetares televizive Viktoria Marinova të martën, por e liroi atë pa akuzë dhe vendi mbetet nën presionin ndërkombëtar për të zbardhur krimin.

04:59
Shkarkohet edhe trajneri i Genoas, e zëvendëson paraardhësi

Gjatë orëve të paradites së të martës, presidenti i Chievos, Luca Campedelli shkarkoi trajnerin D’Anna, për t’ia besuar drejtimin e skuadrës ish teknikut të Italisë, Gianpiero Ventura.

04:04
Trump: Po planifikojmë takimin e radhës me Kim Jong-un

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha të martën se po planifikohet takimi i tij i dytë me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, dhe se ai mendon se është bërë përparimi “i pabesueshëm” në bisedimet e shtetit me një vend të izoluar.

02:38
Shpërthim i fuqishëm në një rafineri nafte në Bosnjë, plagosen disa punonjës

Një shpërthim i fuqishëm goditi një rafineri nafte në pjesën veriore të Bosnjës dhe Hercegovinës, duke lënë të plagosur disa prej punonjësve që ndodheshin aty.

01:53
Vendet e BE-së kërkojnë uljen me 35% të emetimeve të makinave, nga viti 2030

Vendet e Bashkimit Evropian, duke shprehur shqetësim rreth një raporti të Organizatës së Kombeve të Bashkuara mbi ngrohjen globale, ranë dakord të martën për të kërkuar një ulje prej 35 përqind në emetimet e makinave deri në vitin 2030.