Skandal në Francë/ Pezullohet gazetarja e njohur pas komenteve për Jérémy Doku!
Kampionati Botëror 2026 dhuroi një tjetër surprizë mbrëmjen e sotme, teksa Kepi i Gjelbër ndali Uruguain në një barazim dramatik 2-2.
Skuadra afrikane befasoi duke kaluar e para në avantazh në minutën e 21-të, por “La Celeste” reagoi furishëm duke përmbysur gjithçka me dy gola të shpejtë në fund të pjesës së parë (44′ dhe 45′). Megjithatë, Kepi i Gjelbër nuk u dorëzua dhe në minutën e 61-të gjeti forcën për të shënuar golin e barazimit përfundimtar, duke i rezistuar sulmeve uruguaiane deri në bilbilin e fundit.
Statistikat treguan një dominim të Uruguait me 66 për qind zotërim topi dhe 15 gjuajtje në total, por afrikanët ishin vdekjeprurës duke i kthyer në gol të dyja goditjet e tyre të vetme në kuadrat. Ky rezultat lë gjithçka të hapur në Grupin H. Aktualisht, Spanja kryeson e sigurt me 4 pikë, e ndjekur nga Uruguai dhe Kepi i Gjelbër me nga 2 pikë secila, ndërsa Arabia Saudite mbyll renditjen me 1 pikë. Xhiroja e fundit premton një betejë të vërtetë për kualifikimin, me Kepin e Gjelbër që vërtetoi se nuk është në këtë Botëror thjesht për të bërë numër.
Rezultati:
Uruguai 2-2 Kepi i Gjelbër
Autorët e golave: Kevin Lenini 21′, Maximiliano Araújo 44′, Agustín Canobbio 45′ +6, Hélio Varela 61
Top Channel