Sulmet ndaj medias gjatë tubimeve para Kryeministrisë, reagon AGSH: Të respektohet siguria e gazetarëve në terren
Vajza e analistit Fatos Lubonja, Tetis Lubonja, ish-përgjegjësja juridike në grupin e Agjencisë së Kthimit të Pronave që firmosi për kthimin e kompleksit Partizani pronarëve, ishte dëshmitare në gjyqin e themelit për dosjen “Partizani” në GJKKO.
Gjatë dëshmisë së saj, ajo mohoi të ketë pasur presione gjatë shqyrtimit të dosjeve dhe deklaroi se nuk ka pasur asnjë kontakt me ish-kryeministrin Sali Berisha përtej atij që ka ndjekur në media.
“Me Jamarbrin kemi qenë dhe brez i njëjtë, edhe në konferenca mjedisore, ndaj njihemi. Në shoqërinë Kontakt kam punuar part time, për 6 muaj shumë kohë, pasi kam punuar te agjencia e kthimit të pronave. Në 2006 kam punuar te agjencia e kthimit të pronave për 10 muaj. Procedura për kthimin e pronave ndaj familjes Begeja, Vaqarri, etj. Njihja dikë nga familja Llagami, atyre nuk iu kthye prona. Nuk më është bërë asnjëherë presion nga ish-pronarët. Veç televizorit nuk kam asnjë kontakt me Sali Berishën“, dëshmoi ajo.
Procedura për kthimin e pronave te çështja Partizani, filloi më 17 janar 2007 dhe Tetis Lubonja pati dëshmuar në SPAK se dosjet e pronave për pesë familje u trajtuan me prioritet, duke u shqyrtuar për një periudhë prej rreth dy muajsh nga fillimi i procedurës.
“Detyrat i merrja nga eprorët. Kam zbatuar ligjin dhe kam ndjekur të gjitha procedurat. Dosja qëndronte në dy sektorë, juridik dhe grafik. Këto territore kanë qenë të njohura si prona të ish-pronarëve. Janë ndjekur procedurat ligjore dhe kemi dhënë vlerësimin ligjor”, dëshmoi më tej Lubonja.
Top Channel