Messi vs Klose & Maradona: Sonte mund të jetë nata kur argjentinasi bëhet “Mbreti i vetëm” i kampionateve botërore

22/06/2026 14:06

Sfida e sotme e Grupit J midis Argjentinës dhe Austrisë në “AT&T Stadium” nuk është thjesht një betejë për të siguruar kualifikimin e parakohshëm në fazën me eliminim direkt, por një stacion që mund të vulosë përjetësinë statistikore të Lionel Messit.

Pas tregolëshit spektakolar në ndeshjen hapëse, numri 10 argjentinas ka mbërritur në pragun e dy rekordeve që më parë konsideroheshin absolutisht të paarritshme në historinë e futbollit. Të gjithë sytë e planetit do të jenë të përqendruar te Dallasi, ku kapiteni i “Albiceleste” ka shansin e artë të zbresë nga froni dy nga legjendat më të mëdha të këtij turneu me një goditje të vetme.

Nga Klose te Maradona: Dy hapa larg lavdisë absolute

Nëse “Pleshti” arrin të dërgojë topin në rrjetë qoftë edhe një herë të vetme sonte ndaj austriakëve, ai do të shndërrohet zyrtarisht në golashënuesin më të mirë në historinë e kampionateve botërore, duke lënë pas gjermanin Miroslav Klose me të cilin aktualisht ndan kreun me nga 16 gola. Por magjia e tij nuk ndalet këtu, pasi vetëm një pasim vendimtar për gol do ta shkëpuste atë edhe nga i madhi Diego Armando Maradona, duke u bërë lojtari me më shumë asistime në histori me 9 të tilla. Trajneri Lionel Scaloni ka konfirmuar se skuadra do të luajë si gjithmonë për triumfin e radhës, por vetëdija se Leo është vetëm një shkëndijë larg dy thyerjeve kaq të mëdha epike shton një emocion të jashtëzakonshëm përpara kësaj mbrëmjeje magjike.

Top Channel