“Masakra nën dallgë” është kjo tema që Top Story do sjellë sonte në Top Channel. Në fokus të këtij dokumentari është peshkimin i paligjshëm, një problem i shtrirë në të gjithë vijën bregdetare të vendit tonë.

Përgjatë 50 minutave, Top Story do shpalosë të gjitha llojet e peshkimit të paligjshëm, që hasen sot në Shqipëri. Shkeljet vijnë të faktuara përmes pamjeve të xhiruara në terren. Dokumentari tregon se si persona të papërgjegjshëm, e ushtrojnë këtë aktivitet të paligjshëm në plazhe, porte, zona të mbrojtura, afër qyteteve, në grykat e lumenjve e kudo tjetër.

Por jo vetëm kaq!

Top Story përmes këtij materiali tregon sa sa jashtë vëmendjes së institucioneve shtetërore është lënë zbatimi i ligjit të peshkimit dhe se si deti sot për sot është lënë në mëshirë të fatit, si një mall pa zot.

Dokumentari, është ndërtuar duke iu referuar ligjeve, e vendimeve, në fuqi të cilat në letër janë për tu admiruar, por në terren nuk kanë asnjë fuqi zbatimi.

“Masakra, nën dallgë” transmetohen sonte në orën 21:00 në Top Channel.

Top Channel