Ndahet nga jeta në moshën 100-vjeçare Alan Greenspan, ish-kryetari legjendar i Rezervës Federale të SHBA-së
“Shpresa jonë është të arrijmë një marrëveshje përfundimtare dhe një zgjidhje të përhershme.
Në këtë moment, besoj se kemi bërë përparime të mëdha dhe të gjithë duhet ta festojmë këtë rezultat, veçanërisht duke pasur parasysh fillimin e punës së inspektorëve bërthamorë”: Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance pohoi për gazetarët në Zvicër se Irani ka pranuar rikthimin e ekspertëve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.
“Kjo është ndoshta ajo për të cilën ne amerikanët jemi më të entuziazmuar. Irani ka rënë dakord të ftojë përsëri inspektorët e IAEA-së në territorin e tij. Kjo është një arritje e madhe për popullin amerikan dhe hapi i parë drejt çarmatosjes së përhershme nukleare ose një lëvizje e rëndësishme drejt përfundimit përfundimtar të një programi të armëve bërthamore në Iran”, u shpreh zv.presidenti amerikan JD Vance.
“Dje ishte një ditë shumë, shumë pozitive. Kemi bërë përparime të mëdha dhe kemi arritur pikërisht atë që donim të bënim”, shtoi Vancek, edhe pse nga irani pati sërish pohime kontradiktore pasi zëdhënësi i ministrisë së jashtme Esmaeil Baqaei, e pranoi se pala iraniane ka pasur një “diskutim të shkurtër” me Shtetet e Bashkuara mbi programin bërthamor gjatë bisedimeve në Zvicër, por këmbënguli se negociatat për këtë çështje nuk kane filluar.
Vance theksoi në fjalën e tij se do të kthehet në Shtetet e Bashkuara. “Nuk mund të qëndroj këtu 60 ditë, deklaroi ai, por të paktën kemi hedhur themelet për marrëveshjen. Nuk e kemi ndërtuar shtëpinë, por kemi realizuar themele të forta,” shtoi numri dy i administratës amerikane.
Top Channel