Dita e 15-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit djegin përpara Ministrisë së Arsimit kosha dhe kartona, forcat e rendit qëndrojnë gati

27/10/2026 15:15

Në Tiranë mbahet dita e 15-të e protestës së studentëve, ku disa prej tyre kanë nisur grumbullimin përpara Ministrisë së Arsimit.

Në të njëjtën kohë, forcat policore, përfshirë autobotin janë pozicionuar pranë godinës në rast se do të ketë tensione.

Protestuesit kanë djegur përpara Ministrisë së Arsimit koshat e mbeturinave dhe kartonat.

Kujtojmë që në dy ditët e fundit, tubimi është shoqëruar pa përplasje masive mes protestuesve dhe policisë.

Top Channel