Dita e 14-të e tubimit, protestuesit marshojnë paqësisht në rrugët e Tiranës, u bashkohen edhe pedagogët
26/10/2026 17:18
Në ditën e 14-të të tubimit, pas disa orësh përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë nisur të marshojnë në rrugët e Tiranës.
Tubimit i janë bashkuar edhe pedagogë, duke iu bashkuar protestuesve në marshimin e tyre.
Protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e kryeqytetit, ndërsa tubimi është zhvilluar në mënyrë paqësore.
Ata ndaluan në pas përpara Kryeministrisë, ku vendosën edhe një pankartë me karikaturë, ku shihet Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç duke qarë.
Karikatura është vendosur nga protestuesit në tryezën e dialogut që Rama ka vendosur pranë shkallëve të Kryeministrisë. E më pas e grisën dhe i vunë flakën letrës.

Top Channel