E enjte, 11 Tetor 2018
23:48
Humbi jetën në spital, Policia: E mitura ishte paraqitur me disa plagë në trup

Policia e Tiranës ka dhënë disa detaje shtesë në lidhje me vajzën 13-vjeçare, që humbi jetën në spitalin “Nënë Tereza”, ku kishte ardhur për të marrë ndihmën mjekësore.

23:17
Thyhen rregullat e riprodhimit! Pasardhës nga dy minj të së njëjtës gjini

Akademia kineze e Shkencave ka realizuar një eksperiment, duke krijuar pasardhës te minjtë nga dy nëna.

22:57
Përgjimet, Alizoti merr 129: Jam mik i Ardi Veliut, më lidhni me drejtorin

Deputeti i PD, Ervin Salinanji ka publikuar mbrëmjen e së enjtes disa dokumente të Prokurorisë mbi përgjimet ndaj Fredi Alizotit.

22:50
Nations League, Portugalia fiton në Poloni edhe pa Ronaldon

Ylli i Serie A, Piatek gjeti menjëherë golin edhe me kombëtaren e Polonisë, por në fund ishte Portugalia, ajo e cila triumfoi në transfertë 2-3 në ndeshjen e vlefshme për Nation League.

22:43
Kololli nderon Kosovën, triumfon edhe ndaj Maltës

Kosova po shkon e sigurt drejt kreut të grupit në Nations League, pasi arriti të mund edhe kombëtaren e Maltës me rezultatin 3-1.

22:25
Melania Trump: Jam njeriu më i “ngacmuar” në botë

Zonja e Parë e Amerikës Melania Trump është shprehur se është njeriu që vuan më shumë nga të gjithë në botë nga bullizmi, ndaj ka nisur fushatën kundër bullizmit në internet.

22:21
Taulanti në përgjimet e “Babales”, Balla: Pyesni Saliun i kujt është numri

Ervin Salianji ka postuar në profilin e tij të Facebook dokumente nga përgjimet e Prokurorisë për çështjen Babale, duke pretenduar se në to përmendet edhe emri i Taulant Ballës.

22:12
Debati në “Open”/ Peza: Vëllanë e ke trafikant droge. Alibeaj: Si i bëre 1 milionë euro?

Çështja “Babale” ka sjellë tension dhe debate të ashpra në emisionin “Open” në Top Channel, ku veçohet debati mes Enkelejd Alibeajt dhe Alferd Pezës.

22:01
Shpresa humb në fund

Shqipëria ndëshkohet në fund edhe përballë Spanjës, duke u mundur me rezultatin minimal 0-1 në “Selman Stërmasi” nga iberikët e Spanjës. Një ndeshje e mirë e të besuarve të Bushit, por që nuk mundën të ruajnë për pak barazimin, që do të kishte sigurisht vlera morali te kuqezinjtë, duke kërkuar të nisen një mbyllje të mirë të këtyre eliminatoreve për Europianin e 21-vjeçarëve.

21:55
“Open”/ Alibeaj-Spiropalit: Ju thoni kush është kundër meje përfundon në burg

Emisioni “Open” në Top Channel është shoqëruar nga debate të ashpra mes deputetit të PD-së Enkelejd Alibeaj dhe deputetes së PS-së Elisa Spiropali.

21:45
Paga minimale në Spanjë i bën bashkë, e çojnë 900 euro

Presidenti i qeverisë Spanjolle Pedro Sanchez dhe sekretari i “Podemos”, Pablo Iglesias, kanë shtrënguar duart në lidhje me çështjen e rritjes se pagës minimale në Spanjë.

21:29
“Open”/ Spiropali: PD, telenovelë orientale me aktorë shqiptarë

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali u shpreh se Partia Demokratike është kthyer në një telenovelë orientale me aktorë shqiptarë, ndërsa po i referohej çështjes “Babale”.

21:22
E mitura ndërron jetë në spital, policia nis hetimet

Një vajzë e mitur ka ndërruar jetë në ambientet e një spitali në kryeqytet, ku ishte shoqëruar nga i ati për ndihmë mjekësore.

21:14
“Open”/ Alibeaj: Kush denoncon krimin, persekutohet nga Rama

I ftuar në emisionin “Open” mbrëmjen e kësaj të enjteje, deputeti i Partisë Demokratike, teksa foli për çështjen “Babale”, u shpreh se Albert Veliu u detyrua të largohej nga Shqipëria pasi në të kundërt do të persekutohej nga Rama.

21:14
“Babalja”, Salianji: Përgjimet përfshijnë Ballën në fabrikimin e “aktorit”

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti Ervin Salianji ka postuar dokumente nga përgjimet e Prokurorisë, ku sipas tij përfshihet kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

20:58
Futbollisti i Kombëtares, baba i një vajze, publikon foto

Futbollisti i Kombëtares, Andi Lila është bërë baba i një vajze. Lojtari i kombëtares “kuqezi” ka publikuar dy foto në llogarinë e tij të “Instagram”-it.

20:40
Fiks Fare/ Firma e pezulluar pret pa kriter në malin e Kërrabit të Pukës

Grupi i xhirimit të emisionit investigativ pas një denoncimi nga banorët e zonës shkojnë në malin e Kërrabit. Në këtë zonë është pothuajse i sheshuar gjithë pyllin, punëtorët thonë se këto dru shkojnë në pikën e grumbullimit të firmës e cila është në qytetin e Pukës. Bashkëpunëtori i fiksit i pyet nëse janë të siguruar apo jo, ndërkohë punëtorët thonë se janë të pasiguruar.

20:31
Skulptori i qeramikës, ekspozita e artistit Ermir Grezda

Ermir Grezda, prezanton krijimtarinë e tij gjysmëshekullore. Figura qendrore e skulpturave të Grezdës është femra dhe natyra njerëzorë. Njeriu jeton falë natyrës për këtë arsye skulptura duhet të qëndrojnë me të.

20:29
Samsung paraqet Galaxy A9 (2018), i pari me 4 lente kamerash

Samsung zbuloi sot versionin Galaxy A9 për vitin 2018, i pari smartfon në botë që ka kamera me katër lente.

20:28
Masakra në Mat, Basha: Tjetër dëshmi e degradimit të shtetit

Një ngjarje e tmerrshme e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ngjarjen e rëndë në Mat, ku një 51-vjeçar vrau 3 dhe plagosi një të katërt.

20:04
Rita Ora i heq të gjitha, por mundohet të mbulohet – FOTO

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora shfaqet tepër provokuese në promovimin e këngës së saj më të re,“Let you love me”.

20:03
Vuçiç: Ideja ime për kufirin, më e mira për të ardhmen e Serbisë

Aleksandar Vuçiç theksoi se ideja e tij mbi zgjidhjen e ngërçit me Kosovën është më e mira për të ardhmen e Serbisë, por ajo ka hasur në kundërshtim të përgjithshëm. Kreu i Shtetit serb u shfaq i gatshëm për një zgjidhje kompromisi, duke shtuar megjithatë se një e tillë nuk po duket në horizont.

19:53
Përmbytjet në Europë, 12 viktima në Majorka

Emergjenca e motit të keq në Sardenjë të Italisë vazhdon. Reshje të dendura shiu dhe erëra të forta u përplasën sidomos mbi Cagliari, ku një grua që konsiderohej e zhdukur, është gjetur e pajetë. Një mbikalim u shemb pjesërisht prej shiut të dhunshëm, ndërkohë që shkollat, muzetë, bibliotekat mbeten të mbyllura.

19:50
Divorc Tirana-Ze Maria, ndarje me konsensus, pritet Mema

Rezultate negative dhe përplasjet me disa nga futbollistë kryesorë të ekipit i kushtuan pankinën trajnerit të fundit të huaj në kategorinë Superiore. Zhoze Marselo Ferreira që në opinionin sportiv njihet si Ze Maria, nuk do të jetë më në stolin e Tiranës, skuadër të cilën e ngjiti në elitën e futbollit shqiptar, por me të cilën ndahet me konsensus.

19:40
“Të dalim të bashkuar nga krizat”

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe kryeministri grek Alexis Tsipras kishin një mesazh të përbashkët për të dhënë: Pasi shtrënguan duart me njëri-tjetrin, që të dy bënë thirrje për integrim të mëtejshëm të BE-së përballë hovit të bëftë të populizmit.

19:32
Eshtrat e ushtarëve grekë, Athina përshëndet përfundimin e procesit në Këlcyrë

Athina përshëndet përfundimin e procesit të gjetjes dhe identifikimit të eshtrave të të rënëve greke në Luftën e dytë Botërore në zonën e Këlcyrës në Shqipëri.

19:24
Humb jetën tragjikisht futbollisti shqiptar

Një lajm tragjik për futbollin shqiptar ka ardhur ditën e sotme nga Suedia. Futbollisti Labinot Harbuzi, me origjinë nga Kosova, është ndarë nga jeta pas një sulmi në zemër.

19:16
Agjenti kinez arrestohet në Belgjikë dhe gjykohet në SHBA

Shtetet e Bashkuara ngritën akuza ndaj një spiuni kinez që u përpoq të vidhte sekrete tregtare nga disa prej kompanive kryesore amerikane të aviacionit dhe hapësirës.

19:04
Nga pluhuri dhe balta, si u transformua Blloku 1 në Laprakë

Një tjetër bllok banimi në kryeqytet ka njohur sëfundmi rehabilitimin e plotë. Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë në nivel investimi kapilar në Bllokun nr.1 në Laprakë.

18:59
U dehën aq keq sa blenë hotelin

Të gjithë bëjnë çmenduri kur dehen, por pak veta blejnë hotelin ku pushojnë.

18:32
Bylykbashi: Prokuroria s’heton bandat, angazhohet për të mbrojtur Agron Xhafajn

Deputeti i Partisë Demokratike përmes rrjetit social Facebook ka reaguar ndaj Prokurorisë së Krimeve të Rënda në lidhje me vendimin e këtij institucioni për moskompetencë për hetimin e bandës së Elbasanit.

18:19
Ngjarja e tmerrshme që hodhi dritë mbi skandalin në SHBA

Një mami, e cila quhej Yu fen Wang dhe jetonte në Queens, punonte në një klinikë private, e cila mundësonte shërbime për nënat që sapo kishin lindur si dhe foshnjave të tyre. Por kjo klinikë/ hostel i shërbente dhe shtetaseve kineze, të cilat udhëtonin në SHBA për të lindur fëmijët e tyre që policia i emërton si “lindje turistësh”.

17:55
10 “mrekullitë” australiane, destinacionet perfekte për të pushuar – FOTO

Te ne vera kaloi, por në Australi ndoshta është momenti më i mirë për pushime, nëse keni kohë mjaftueshëm, por edhe para.

17:51
Telefoni i padëgjuar që i mori Afrikën Apple dhe Samsung-ut

E veçanta me këtë markë telefoni të prodhuesit Transsion që ka pushtuar Afrikën, është se kompania vjen nga Kina, por nuk ka shitur asnjë celular aty. Gjithë tregun e ka në Afrikë, dhe ua ka marrë edhe kompanive si Apple dhe Samsung.

17:40
Arrestohet në Kosovë Albert Veliu, i njohur si “Babalja”

Albert Veliu, “Babalja”, u arrestua në mesditën e së enjtes në Kosovë pas kërkesës së bërë nga autoritet shqiptare.

17:35
Bilanc tragjik në Mat, shkon në tre numri i viktimave

Ka shkuar në tre numri i personave që kanë ndërruar jetë nga sulmi me armë në fshatin Shëlli në Macukull të Matit.

17:31
Skandali në futbollin belg, hetohen 22 persona për trukimet

Prokurorët belgë thanë të enjten se 22 persona janë nën hetim, përfshirë edhe një arbitër kryesor, pasi një skandal mashtrimesh dhe trukimin e rezultateve të ndeshjeve përfshiu futbollin e vendit.

17:30
Pajisja që e shton me 25% memorien e trurit të njeriut!

Kur shkencëtarët thonë që njeriu ka me miliarda e me miliona neuronë, të krijohet ideja që ka vend të mjaftueshëm për të kujtuar çdo gjë që na ndodh. Megjithatë, ne harrojmë shumë gjëra. Që nga vendi ku kemi lënë çelësat e deri te vargjet e asaj këngës.

17:28
Marketingu në futboll, 11 skuadrat që përfitojnë më tepër

Sponsorizimi është një burim i madh i të ardhurave në futbollin modern dhe është një nga arsyet kryesore se pse klubet mund të përballojnë transfertat marramendëse si dhe pagat e larta.

16:56
Aksident në Austri, të plagosur shtetasit nga Maqedonia

Disa persona u plagosën në aksidentin që ndodhi si pasojë e përplasjes së një autobusi nga Maqedonia dhe një kamioni në afërsi të Linzit të Austrisë.

16:54
Mbyllja e lojërave të fatit, Vasili: LSI ishte ‘pro’ në 2016-ën, Rama i vodhi kompanitë

“LSI ka qenë pro mbylljes së lojërave të fatit kur ishte në koalicion me PS, por Rama nuk e bëri një gjë të tillë dhe gjatë kësaj kohe i ka vjedhur kompanitë dhe tani po mashtron”.

16:45
Fuqia e dashurisë – Episodi 79

Rui zbulon gënjeshtrën e Ritinjës dhe i kërkon të largohet nga shtëpia. Bibia sheh në TV se Kaioja pranoi një detyrë me rëndësi në Sekretarinë e Sigurimit Shtetëror.

16:42
Vrau 3 dhe plagosi 1 punonjës të bashkisë, 40 efektivë e arrestojnë

Ka shkuar në dy numri i personave të vrarë nga Kujtim Koxha në Mat, i cili qëlloi me armë ndaj disa punonjësve të bashkisë.

16:40
Vasili në “Top Talk”: Tre kauzat e mëdha që e zhbëjnë këtë qeveri

I ftuar në “Top Talk”, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ndër të tjera, foli edhe për kauzën e opozitës për të rrëzuar qeverinë e drejtuar nga Edi Rama.

16:24
Vasili në “Top Talk”: Parlamenti i uzurpuar, mazhoranca shkon për të ndarë paratë

Kryetari i grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ishte i ftuar ditën e sotme në “Top Talk”, të gazetarit Denis Dyrnjaja, ku foli për zhvillimet më të fundit politike në vend.

16:06
Kapet autori i ngjarjes në Shëlli

Policia njoftoi se arrestoi autorin e ngjarjes në fshatin Shëlli të Matit, ku humbi jetën një person dhe tre të tjerë u plagosën

15:45
PD: Provat e paligjshme; Videopërgjimi i Fredi Alizotit, Balla: E bëri Florenc Hoxha

“Babalja” përplasi sërish opozitën dhe mazhorancën në distancë. Nga foltorja e Kuvendit, Taulant Balla zbuloi personin që sipas tij ka realizuar kamerën e fshehtë me Fredi Alizotin, i akuzuar se ka imituar zërin e Agron Xhafës, si dhe vendin ku është realizuar intervista.

15:29
“Ambël dhe thartë”. Koncerti i Shpat Dedës për 10 vjet karrierë

“Ambel dhe thartë”, këto janë dy shije që Shpat Deda sjell për të çelur koncertin e tij me rastin e festimit të një dekade karrierë.

15:27
Ish-të përndjekurit duan pensionet, protestë para Kuvendit

Katër nga 164 të përndjekurit politikë, që nuk marrin pensionin e rregullt. Në këto kushte, disa nga të përndjekurit nuk kanë lejuar ministrin Ahmetaj të hyjë në derën e Parlamentit, pa biseduar më parë me ta. Ligji i fundit, miratuar në vitin 2014, u njeh atyre një pension minimal prej 35 mijë lekësh, ndërsa sot ata trajtohen ende me ligjin e vitit 2005, sipas të cilit përfitojnë vetëm 20 mijë lekë.

15:15
Kosova, anëtare e asociuar e Organizatës së Frankofonisë

Republika e Kosovës ka bërë një hap tjetër të rëndësishëm brenda Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, me kalimin e statusit të saj nga vëzhgues, në anëtar të asociuar. Ndryshimi i statusit të Kosovës u miratua nga krerët e shteteve dhe shefat e qeverive të vendeve anëtare në Samitin e nivelit më të lartë të zhvilluar në kryeqytetin armen, Jerevan.

15:07
Masa të reja antievazion. Nuk mbyllet biznesi pa shlyer çdo detyrim

Bizneset nuk do të lejohen të kalojnë më në status pasiv duke pezulluar aktivitetin pa shlyer më parë taksat në shtet.

15:00
Taksat që kërkon biznesi: Të gjithë në TVSH. Taksë luksi për vilat në bregdet

Komuniteti i biznesit doli me një sërë kërkesash për paketën fiskale të vitit të ardhshëm.

14:57
Barazimi me Jordaninë, Panucci: Uroj që të fitojmë në Izrael

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Jordaninë, trajneri Panucci mendon se skuadra është një situatë normale, duke parë vështirësitë që janë për momentin me aktivizimin e lojtarëve në klubet e tyre dhe mangësitë në disa pozicione.

14:50
Ngjarje e rëndë në Mat, një i vdekur e tre të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mat, ku një person është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur.

14:45
Nën hetim për shpërdorim detyre, reagon zv.kryeministri shqiptar në Maqedoni

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani u shpreh i befasuar nga njoftimi se ndaj tij kanë nisur hetime për shpërdorim të mundshëm të detyrës.

14:39
Certifikata mirënjohjeje për mjekët dhe infermierët vullnetarë

Dy vjet nga krijimi i rrjetit të vullnetarëve nga Bashkia e Tiranës, atij i janë shtuar qindra të rinj, të cilët japin kontributin e tyre në organizimin dhe mbarëvatjen e shumë aktiviteteve sportive, kulturore, si Maratona e Tiranës, Tirana Art Fest apo ditët e pastrimit të qytetit.

14:28
Salianji, të premten në prokurori. Thirret për t’u pyetur nën hetim për kallzim të rremë

Sekretari për Aksionin Qytetar në Partinë Demokratike, deputeti Ervin Salinaji, është thirrur për të dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ditën e premte, në lidhje me hetimet për dosjen e pagëzuar si “Babalja”.

14:26
Bastet, kërkohet shtetëzim

Mazhoranca socialiste mbështeti në Parlament nismën e kryeministrit Edi Rama për mbylljen e pikave të basteve, ndërsa nuk munguan edhe propozimet më drastike.

14:17
Serbia ndryshon shefin e Shtabit të FA. Ndryshim politike, apo zbutje ndaj NATO-s?

Caktimi i gjeneral-lejtnant Milan Mojsiloviç në krye të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe po shihet si sinjal zbutjeje i Beogradit në raport me NATO-n.

14:13
Presidenti ktheu sërish ligjin për Teatrin, Balla: Do ta shqyrtojmë me qetësi dhe dashuri

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla reagoi pas kthimit sërish në Kuvend të ligjit për Teatrin Kombëtar, duke thënë se do të lexohet, shqyrtohet e më pas do të kalojë në seancë plenare.

14:12
Pa Kufij – Episodi 9

Ana-Maria është zhdukur, dikush ka hyrë në kompjuterin e Sebastianit, Hikmanin e fusin në kurth për vrasje. Të gjitha provat të çojnë te Hikmani, të cilin e arrestojnë.

14:09
PD akuzon: Prokuroria nuk heton trafikun e drogës, por denoncuesit

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj dhe këshilltari ligjor i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi kanë deklaruar se prokuroria nuk ka hetuar kurrë Agron Xhafën për trafik droge, por e ka lejuar që të largohet nga vendi.

14:05
Përmbytjet në Majorka, edhe Nadal jep ndihmesën e tij

Rafael Nadal është një kampion i vërtetë, si në fushën e lojës, ashtu dhe jashtë saj. Tenisti spanjoll, numri 1 i renditjes “ATP”, e tregoi këtë edhe në rastin e përmbytjeve në Majorka, në ishujt Baleare, ku zona më e prekur rezultoi Sant Llorenç des Cardassar, ku humbën jetën edhe dy turistë anglezë.

14:01
Ballack: Habitem që Low është ende trajner i Gjermanisë

Federata Gjermane e Futbollit (DFB) rikonfirmoi Joachim Loë në krye të kombëtares, pavarësisht se “Die Manschaft” nuk kaloi as fazën e grupeve. Kjo gjë e habit shumë ish-mesfushorin Michael Ballack.

14:01
Kandidatja – Episodi 61, 62

Alonsoja befasohet kur mëson se Mario ka marrë peng Noemin dhe Rexhinën. Rexhina do të arrijë një marrëveshje me Fernandon, por ai refuzon duke i drejtuar armën.

13:59
Beteja kundër racizmit, Chelsea çon tifozët në Auschwitz

Chelsea ka gjetur një mënyrë për të luftuar racizmin te tifozët e tij, duke qenë se e ka të pamundur t’i pengojë për të hyrë në stadium. Drejtuesit e klubit londinez kanë vendosur në fakt që tifozët më radikalë t’i çojë për një vizitë në kampin famëkeq të “Auschwitz”-it.

13:50
Kabsa, pak shije nga Arabia Saudite

Kabsa është një familje gatimesh me oriz dhe fruta të thata, që njihet ndryshe edhe si gatimi kombëtar i Arabisë Saudite.

13:41
Presidenti Meta kthen sërish në Kuvend ligjin për “Teatrin”

Presidenti Ilir Meta ka kthyer sërish për rishqyrtim në Kuvend ligjin për Teatrin Kombëtar, të miratuar për herë të dytë nga shumica parlamentare më 20 shtator.

13:39
Paditet kryeprokurorja e përkohshme

Prokurorja e krimeve të rënda Sonila Muhametaj padit kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku

13:31
Mahnitëse! Restoranti më i madh nënujor, drejt fundit (Foto)

Restoranti i parë nënujor i Europës është shumë pranë përfundimit. I ndodhur 5 metra nën sipërfaqen e Detit të Veriut, shumë pranë pikës më jugore të Norvegjisë, struktura 33.5 metra e gjatë, një pllakë betoni e pjerrët që duket si një periskop i mbytur, është zhytur në korrik të këtij viti. Tashmë ka nisur puna për të kompletuar brendinë e tij, mes pritjet së ethshme për t’u hapur për publikun në pranverën e vitit 2019.

13:05
Petro Koçi, “flakë për flakë” serbit në mbrojtje të Kosovës

Në Ministerialin e Mbrojtjes të Europës Juglindore (SEDM),që zhvillohet sot në Beograd, zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, iu përgjigj flakë për flakë sekretarit të Shtetit të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, Bojan Jocic.

13:03
Moti i keq gjunjëzon Europën. Shira, përmbytje dhe viktima

Kërkimet vazhdojnë për ata që mungojnë në apel pas përmbytjeve në Spanjë, Itali dhe Francë. 10 persona humbën jetën në Majorka të Spanjës, mes të cilëve dy turistë britanikë. Tre të tjerë konsiderohen ende të zhdukur, mes tyre një pesëvjeçar.

12:54
Zaev: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE, detyrim

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev theksoi se prioritet i qeverisë së tij është anëtarësimi në MATO dhe Bashkimin Europian.

12:45
Balla: As Saliu nuk i beson më historitë e Lulit

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, u shpreh nga foltorja e Kuvendit se “as Saliu nuk i beson më historitë e Lulit”, duke iu referuar çështjes “Babale”.

12:38
Pallati i rrezikuar në Gjirokastër. Analizohet terreni në kodrën ku rrëshqiti dheu

Një ekip ekspertësh lokalë nisën në Gjirokastër sondimin e kodrës mbi të cilën është vendosur pallati 5-katësh, i cili rrezikoi të shembej prej rrëshqitjes së dheut në janar.

12:37
Liga e Kombeve, rriten shpërblimet! Fituesi merr 10.5 mln euro në total

UEFA ka njoftuar rritjen e shpërblimeve për edicionin aktual të Ligës së Kombeve, që ka nisur prej muajit shtator. Ndryshimi në fjalë do të sjellë një rritje prej 50 për qind të shumave të solidaritetit për 55 federatat anëtare që marrin pjesë në këtë kompeticion.

12:26
Në Berat nuk ka më varre

Mungesa e vendeve në varreza është kthyer në problem mjaft shqetësues për qytetarët e Beratit.

12:14
Aktiviteti i basteve vazhdon në Korçë, qytetarët presin 1 janarin

Qepenët e pikave të basteve dhe lojërave elektronike vazhdojnë të ngrihen në lagjet e Korçës.

12:09
Rasti “Hajiyeva” vë në lëvizje autoritetet britanike: Luftë parave të dyshimta të të huajve

Rasti i Zamira Hajiyeva, gruaja e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Bankës Ndërkombëtare të Azerbajxhanit dhe pasuritë marramendëse të saj, kur burri i saj si zyrtar shteti kishte një rrogë prej vetëm 57 mijë stërlinash në vit, shënon fillimin e luftës serioze të autoriteteve britanike kundër parave të dyshuara si të pista, të investuara nga të huajt në Britani.

12:00
Xhafaj nuk komenton “Babalen”: Çështja i takon drejtësisë

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj nuk pranoi të komentonte paraditen e së enjtes çështjen “Babale”, duke thënë para gazetarëve se kjo çështje i takon tashmë drejtësisë.

11:58
PD, Tabaku: Indeksi i Bazelit thotë se në Shqipëri po pastrohen paratë e krimit dhe drogës

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka publikuar disa të dhëna, që sipas saj, faktojnë nivelin e lartë të pastrimit të parave në Shqipëri.

11:57
Sallata Fatush, një recetë tradicionale nga kuzhina arabe

Fatushi është një recetë tradicionale e kuzhinës arabe (e quajtur ndryshe kuzhina shaam). Kjo sallatë ka origjinë libaneze e megjithatë ka përdorim të gjerë në vendet arabike.

11:46
“Cirque du Soleil”, një shfaqje në vitin 2019 për jetën e Messit (Video)

Jeta dhe karriera e Lionel Messit nuk do të jetë e pasqyruar vetëm në një film dokumentar, por do të jetë edhe subjekt i një spektakli akrobatik.

11:45
Kuzhina siriane, të veçantat e një tradite të lashtë

Recetat siriane janë pjesë e asaj që në vendet arabe quhet kuzhina e shaam-it, ku përfshihen Libani, Siria, Palestina e Jordania.

11:40
Rusi, policia arreston futbollistët Kokorin e Mamayev për vandalizëm

Aleksandr Kokorin e Pavel Mamayev janë arrestuar nga policia ruse pas çmendurisë së tyre mbrëmjen e së hënës. Gjithçka ka të bëjë me një sherr në një lokal, që kulmoi me agresionin e tyre kundrejt një zyrtari rus.

11:37
Mbyllja e basteve dhe kazinove, Veliaj: Vendimi më i guximshëm në dobi të familjeve shqiptare

Nga 1 janari nuk do të ketë pika bastesh apo kazino. Vendimi i qeverisë për të mos lejuar hapjen e bizneseve të lojërave të fatit është përshëndetur nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili përmes një postimi në twitter shkruan se ndalimi me ligj i pikave të basteve e kazinove, është “vendimi më fisnik e i guximshëm në dobi të familjeve shqiptare”.

11:28
Mbyllen bastet e kazinotë, Ahmetaj shpjegon çfarë do të ndodhë me të papunët

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj deklaroi në Kuvend se po përgatitet “një program rikualifikimi për të gjithë ata që do të dalin të papunë” nga mbyllja e kazinove dhe pikave të basteve.

11:17
Rama dhe Gjiknuri inspektojnë Rrugën e Arbrit

Rruga e Arbrit është në ndërtim në pothuajse çdo kilometër të saj. Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, inspektuan ecurinë e punimeve në pjesën e rrugës që bën lidhjen me Tiranën.

11:17
Astronautët shpëtojnë nga anija kozmike me defekt

Astronautët bënë ulje të detyruar pasi anija Soyuz pësoi defekt.

11:10
Ushtrimet fizike, si dhe sa shpesh duhet t`i bëni

Nuk ka rëndësi nëse jeni duke u ushtruar për një maratonë, për një garë atletike apo thjesht doni të përqafoni një stil më të shëndetshëm jetese; të dini kur, për sa gjatë dhe sa shpesh duhet të stërviteni është një pjesë gjithashtu mjaft e rëndësishme e programit tuaj.

10:59
Matcha, bima me veti të jashtëzakonshme medicinale e ardhur Lindja

Matcha është një nga risitë dhe trendet me të shumëpërfolura të momentit.

10:52
Ahmetaj publikon pagat e futbollistëve: 22 mijë lekë, 1 lek…

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, gjatë një interpelance të kërkuar nga deputeti Erjon Braçe për financat e Federatës Shqiptare të Futbollit, theksoi se futbolli është shumë larg formalizimit, duke zbuluar pagat e disa prej futbollistëve të skuadrava më në zë të vendit.

10:46
Ky është superbowl-i ynë! Të raportosh nga “syri” i stuhisë

Në kushte ekstreme të motit, po ndodh gjithnjë e më shpesh, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, që shikuesit para televizioneve të shohin një reporter në mesin e kushteve të vështira, aq sa të rrezikojnë edhe jetën.

10:34
Dietat “fleksitariane”, perfekte për njerëzit në një botë më të ngrohtë

Nëse bota do të kufizojë ndryshimet klimatike, mungesën e ujit të pijshëm dhe ndotjen, atëherë duhet të përqafohen dietat fleksitariane, ose ndryshe dietat vegjetariane që nuk përjashtojnë konsumin e mishit me raste.

10:22
Zgjedhjet në Bavari, pritet “lëkundje” e fortë e Seehoferit

Zgjedhjet e kësaj fundjave në Bavari kanë hedhur prej thuajse një viti një hije të rëndë mbi politikën gjermane, e rezultati ndoshta mund të shkaktojë më shumë turbulenca për qeverinë federale të Kancelares Angela Merkel.

10:12
Aktori i famshëm lidhet me këngëtaren që është fiks si ish-gruaja e tij (Foto)

Channing Tatum po del me këngëtaren Jessie J, pas ndarjes nga gruaja e tij Jenna Dewan.

09:57
Në vetting prokurori që konfiskoi pronat e Aldo Bares dhe hetoi Shullazin

Në “sitën” e vetting-ut do të kalojë sot prokurori Adnand Xholi, i cili ka konfiskuar sipas ligjit antimafia pronat e Aldo Bares.

09:51
Princi totalitar, miku i dyshimtë i Trump në Lindjen e Mesme

Zhdukja misterioze e shkrimtarit saudit, Xhamal Kashogi, kontribuues në Uashington Post, menjëherë pasi hyri në konsullatën saudite në Stamboll, ka kthyer vëmendjen te regjimi saudit që tani drejtohet nga 33-vjeçari, Princi Muhamed Bin Salman (i njohur gjerësisht si MBS).

09:50
IKMT, aksion te Syri i Kaltër. Prishen 16 objekte pa leje

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur sot një operacion në zonën e Syrit të Kaltër, në Bashkinë e Finiqit.

09:50
Franca nuk e do më në kombëtare, Benzema: Më harroni!

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit (FFF), Noel Le Graet ka deklaruar se Karim Benzema është e vështirë që të kthehet të luajë për “Gjelat”.