Prokurorët belgë thanë të enjten se 22 persona janë nën hetim, përfshirë edhe një arbitër kryesor, pasi një skandal mashtrimesh dhe trukimin e rezultateve të ndeshjeve përfshiu futbollin e vendit.

Gjykatësi i çështjes gjithashtu ka lëshuar dy mandate arresti ndërkombëtar ndaj të dyshuarve që ndodhen jashtë shtetit, njoftoi një zëdhënese e prokurorisë federale belge.

Një ditë më parë u arrestua në pranga trajneri i skuadrës së Bryzh.

Të inkriminuar në këtë skandal janë disa nga klubet e Superligës belge përkatësisht e njohur si Jupiler Pro League. Policia belge ka kryer kontrolle të imtësishme në ambientet e klubeve të dyshuara.

Mes tyre jo pak, por pikërisht klubet e renditura në kreun e klasifikimit si Genk, Anderlecht, Club Brugge dhe Standart Liege.

  Shpërthen skandali i trukimeve në Belgjikë, arrestohet trajneri i Brugge

Top Channel