Në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Jordaninë, trajneri Panucci mendon se skuadra është një situatë normale, duke parë vështirësitë që janë për momentin me aktivizimin e lojtarëve në klubet e tyre dhe mangësitë në disa pozicione.

“Në përgjithësi dua të them që e mora këtë skuadër në vendin e katërt në klasifikim, për kualifikueset e Botërorit dhe e ngjita në vendin e tretë. Fituam me Turqinë, humbëm me Norvegjinë, nuk shkuam në Zvicër, sepse është më mirë të mos e mendoj atë. Fituam me Izraelin dhe humbëm me Skocinë. Urojmë që të fitojmë në Izrael, pasi kemi nevojë për një fitore të rëndësishme”, tha Panucci.

Në përfundim të ndeshjes me Jordaninë, edhe lojtarët e konsiderojnë ndeshjen një test për atë që ka më shumë rëndësi, ndeshjen me Izraelin, ditën e diel.

“Kemi fituar me Izraelin këtu, kemi fituar në Izrael përpara disa vitesh, dhe e dimë çfarë na pret e çfarë duhet të bëjmë për t’iu marrë pikë. Jemi shumë optimistë dhe shumë pozitivë. Nuk kemi asnjë arsye për të qenë me mendime të këqija për të dielën”, tha Mërgim Mavraj.

Ndërkohë, e gjithë skuadra duket se është e qartë në atë çfarë duhet të bëjë në ndeshjen e ardhshme, më 14 tetor në Be’er Sheva.

Top Channel