E shoqja akuzohet për ‘zhdukjen’ e 700 mijë eurove nga Posta e Durrësit, arrestohet edhe burri i Elisabeta Matajt, u vinte ‘gjobë’ punonjëseve
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla reagoi pas kthimit sërish në Kuvend të ligjit për Teatrin Kombëtar, duke thënë se do të lexohet, shqyrtohet e më pas do të kalojë në seancë plenare.
“Presidenti e ka njoftuar pa na e sjellë ne. Ne do ta lexojmë menjëherë dhe siç përcakton procedura e sanksionuar qartë në Kushtetutë dhe më pas për rolin që luan Kuvendi në shqyrtimin e dekretit. Do të shqyrtohet dhe do të kalojë në seancë plenare. Nuk ka ndodhur ndonjë gjë e madhe”, tha Balla.
“Ne jemi shumë seriozë në marrëdhënien me institucionin e Presidentit të Republikës dhe do ta shqyrtojmë me po aq seriozitet, me qetësi dhe dashuri gjithë propozimin që vjen nga Presidenti i Republikës”, shtoi kreu i grupit parlamentar socialist.
Top Channel