Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur sot një operacion në zonën e Syrit të Kaltër, në Bashkinë e Finiqit.

IKMT ka planifikuar të prishë në këtë zonë turistike 16 objekte pa leje.

Objektet janë të madhësive të ndryshme, një dhe dykatëshe, konstruksione druri, me objekt shërbimi.

Top Channel