Teza e Spiropalit për një marrëveshje të re për Shqipërinë, Rama thumbon ish-ministren: Mezi pres që të na sjellin draftin, por kam frikë se s’do vijë kurrë
“LSI ka qenë pro mbylljes së lojërave të fatit kur ishte në koalicion me PS, por Rama nuk e bëri një gjë të tillë dhe gjatë kësaj kohe i ka vjedhur kompanitë dhe tani po mashtron”.
Kështu u shpreh Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar të LSI, teksa ishte i ftuar ditën e sotme në “Top Talk” të gazetarit Denis Dyrnjaja, kur foli për mbylljen e lojërave të fatit.
“Edi Rama kur foli për ligjin e bixhozit, një ditë më parë – për ata që synojnë të çajnë rrethimin për ligjin ekzistues me metodat që çanë koalicionin qeverisës, dikur, për të mos e bërë këtë ligj dhe kur u shty mbyllja e këtij aktiviteti “Marrëzia Kombëtare”, jam këtu për të sqaruar mbylljen e tyre – Pra, me këtë fjali, Edi Rama thotë se ka dashur ta bëjë, por e ka penguar koalicioni. Por në atë kohë, më 31 dhjetor 2016, një ditë më pas, i kam thënë Edi Ramës: Bixhozi e ka të qartë shërimin. Kryeministri mund ta sjellë ligjin për mbylljen e bixhozit që në seancën e parë të janarit, e cila vijojnë menjëherë. Të gjitha votat do të jenë pro nga LSI. Ky, pas 3 vjetësh, pasi i rruajti mirë e mirë, lojërat e fatit, i vodhi të gjitha, po krijon këtë mashtrim që s’ka fare lidhje me të vërtetën”, tha Vasili.
Top Channel