Militantë të grupit terrorist të Al Shabaab kanë vrarë dy mësues në një shkollë në Kenia, në kufi me Somalinë.

Grupi terrorist ka marrë përgjegjësinë për sulmin. “Natën e kaluar kemi vrarë dy mësues jo myslimanë, pasi kemi sulmuar shkollën në fshatin Arabov”, tha Abdiasis Abu Musab, një prej liderëve të grupit terrorist.

Terrositët e Al Shabaab, të lidhur me Al Qaeda, synojnë të rrëzojë qeverinë e mbështetur nga OKB-ja në Somali dhe të imponojë interpretimin e rreptë të Islamit.

Militantët kanë shtuar sulmet edhe në Kenia që pas dërgimit të trupave në Somali në vitin 2011.

Top Channel