Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, njoftoi paraditen e së mërkurës shkarkimin e 5 zyrtarëve: tre përgjegjës sektori dhe dy specialistë nga Durrësi.

“Task-Forca ka realizuar kontrolle në disa institucione si ALUIZNI Durrës e Kavajë. Task-Forca ka rekomanduar 26 masa disiplinore, nga të cilat 5 shkarkime nga puna”, tha Gjonaj.

“Do të ndëshkohen të gjithë ata që shfrytëzojnë punën në administratë. Qytetarët të denoncojnë korrupsionin. Shkelësit e ligjit do të përballen me ligjin”, shtoi ministrja.

Top Channel