Dhjetëra sulme të koordinuara me zjarrvënie tronditin Tajlandën jugore, plagosen të paktën dy persona 23/08 15:57
Në qendër të Bulqizës ndodh që ka më shumë qen sesa njerëz.
Mund të behen burim aksidenti, por rreziku më i madh është kur në tufë, siç rrëfejnë banorët, qentë kanë sulmuar njerëzit.
Qentë endacakë kanë pushtuar lagjet e Bulqizës, në një situatë që banorët thonë se vjen duke u përkeqësuar me shtimin e numrit të qenve.
I madh e i vogël kërkon ndihmë institucionale në qytet për të zgjidhur problemin e qenve, që me këtë ritëm shumë shpejt mund të tejkalojnë numrin e banorëve në Bulqizë.
Top Channel