AKEP miraton rregulloren e re për telefoninë celulare, ja çfarë ndryshon për konsumatorët Shega, një frut i njohur për vlerat e tij ushqyese, është kthyer në protagonistin e një feste të veçantë në Lezhë.
Shefat e kuzhinës lezhjane kanë sjellë kreativitetin e tyre, duke e shndërruar këtë produkt në receta të veçanta, nga pastat dhe rizotot, te ëmbëlsirat dhe lëngu i shegës.
Një panair që mblodhi qytetarë të shumtë, duke dëshmuar se shega mund të jetë shumë më tepër sesa një frut, duke u kthyer në një përbërës të veçantë të gastronomisë.
Shefat e kuzhinës lezhjane tregojnë eksperiencën e tyre, duke zbuluar mënyrat e ndryshme se si shega mund të kombinohet në receta tradicionale dhe moderne.
Nga ana tjetër, sheshi u mbush me qytetarë të Lezhës, por edhe vizitorë nga zona të tjera, të cilët patën mundësinë të shijonin një shumëllojshmëri gatimesh me bazë shegën.
Festa e Shegës po kthehet tashmë në një traditë për Lezhën, duke bashkuar shefat e kuzhinës, qytetarët dhe vizitorët përmes shijeve dhe kreativitetit.
Një aktivitet që promovon produktet vendase, traditën gastronomike dhe potencialin e tyre, duke e kthyer shegën në simbol të kësaj feste dhe duke i dhënë një dimension të ri kulinarisë lezhjane.
Top Channel