Përqafimi është i mirë për shëndetin. 10 arsyet pse duhet ta bëni më shpesh

10/10/2018 14:10

Një përqafim është një gjest i thjeshtë dhe i dashur që arrin të ketë përfitime të jashtëzakonshme në shëndetin dhe gjendjen shpirtërore.

A ndiheni të stresuar, të pasigurtë ose thjesht të zhgënjyer? Ajo që ju nevojitet është një përqafim i thjeshtë për t’u ndjerë më mirë.

Është i mirë për trupin dhe shpirtin dhe ka përfitime të panumërta shëndetësore. Përqafimi eliminon ankthin, nxit forcën e brendshme, besimin dhe ndjeshmërinë, sepse njeriu ndjehet i rrethuar nga dashuria e nënës, partnerit ose mikut.

Këtu janë 10 arsye të mira përse duhet të përqafosh më shpesh.

FOTO GALERI
1/10
1. Ndihesh i kënaqur - Përqafimi stimulon prodhimin e oksitocinës, neuro-hormonit të intimitetit dhe të dashurisë. Ky i fundit gjeneron një ndjenjë të përmbushjes, në gjendje të na bëjë të ndihemi edhe më të lumtur.

Top Channel