E martë, 05 Maj 2020
16:32
Pamjet dramatike të gjuajtësve grekë në ndjekje të avionëve turq në Egje

Një video që tregon avionë luftarakë grekë që interceptojnë dy F-16 të Turqisë në hapësirën greke mbi detin Egje, ka dalë së fundmi në media.

16:30
Nju Jork/ Temperaturë e vazhdueshme- në spital edhe fëmijë, shfaqën inflamacione

15 fëmijë në qytetin e Nju Jorkut janë shtruar në spital me simptoma që tregojnë një sindromë inflamatore shumësistemëshe të lidhur me koronavirusin, sipas një alarmi të lëshuar nga departamenti i shëndetësisë të këtij qyteti.

16:28
Analistët për Samitin e Zagrebit: Pandemia lë nën hije liberalizimin e vizave për Kosovën

Nesër do të mblidhen krerët e shteteve të BE-së dhe ata të Ballkanit Perëndimor në Zagreb të Kroacisë.

16:22
Pyetje 1 milion dollarëshe: Kur do të nisë turizmi në Greqi?

Për vende si Greqia, ku turizmi përbën afro një të tretën e ekonomisë së vendit, mbyllja e hoteleve, bllokimi i udhëtimeve turistike këtë vit për shkak të Coronës do të ishte një goditje e rëndë.

16:21
Koronavirusi! Kosova 500 mijë euro ndihmë për Luginën e Preshevës, Shqipëria vetëm premtime

Ditën e sotme i ftuar në emisionin Top Talk në Top Channel ishte i ftuar kryetari i komunës së Bujanovcit, Shaip Kamberi.

16:17
Covid-19/ Britania e Madhe, tani më shume viktima se Italia

Britania e Madhe ka tani numrin më të lartë të viktimave të koronavirusit në Evropë pasi shifrat zyrtare treguan se më shumë se 32 mijë njerëz atje kanë humbur jetën.

16:17
Klea Huta dhe Elgit Doda zbulojnë gjininë e fëmijës së tyre

Pak kohë më parë çifti i famshëm i showbizit shqiptar Elgit Doda dhe Klea Huta konfirmuan se së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

16:16
Libi, vritet komandanti që mbronte bazën strategjike Al-Watiya

Ushtria e Libisë gjatë një operacioni për të rimarrë nga milicët e Khalifa Haftarit, bazën strategjike Al-Watiya ka vrarë të ashtuquajturin komandant Osama Amsek i ngarkuar me detyrën për të mbrojtur bazën.

16:13
Pas izolimit, italianët në luftë me peshoren!

Pas thuajse dy muajsh në karantinë, tani për italianët ka nisur një tjetër betejë. Ajo me peshoren.

16:08
Covid-19, Turqia riatdheson mbi 65.000 shtetas të saj

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu njoftoi se deri më tani kanë riatdhesuar në Turqi mbi 65.000 shtetas të mbetur në 103 vende të botës.

16:03
Çudira koronavirusi! Shkon në supermarket për të blerë ushqime dhe kthehet i martuar…

India ka ndjekur masa tepër shtrënguese në këtë kohë pandemie. Autoritetet urdhëruan që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe mund të dalin vetëm në orare të caktuara, për të blerë ushqime apo ilaçe.

15:56
Francë, Covid-19 që në dhjetor/ Rasti i parë është regjistruar vitin e kaluar

Një pacient i diagnostikuar me pneumoni, më 27 dhjetor pranë Parisit, ka pasur në fakt koronavirus, tha mjeku i tij.

15:56
Studimi: Shifrat 10 herë më të larta se rastet e konfirmuara të Covid-19

Numri i të infektuarve me Covid-19 në Gjermani është mbi 10 herë më lartë se sa numri i rasteve të konfirmuara, bazuar në një studim të Universitetit të Bonit në një nga qytetet gjermane më të prekura nga virusi. Autorët e studimit gjithashtu zbuluan se rreth një në pesë njerëz të infektuar me Covid-19 nuk shfaqnin simptoma.

15:53
QSHA njoftim të rëndësishëm mbi strukturën e testit të Maturës: Vetëm pyetje me alternativa…

Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) Rezana Vrapi përmes një video-mesazhi ka dhënë disa detaje për maturantët në lidhje me strukturën e testit të Maturës Shtetërore 2020.

15:47
Studentët duan të votojnë! Kërkojnë që të jenë pjesë e zgjedhjes së drejtuesve të rinj në universitete

Zgjedhjet në universitete pritet të zhvillohen në datën 12 qershor, sipas urdhrit të ministrisë së arsimit. Ndërsa gara për regjistrimin e kandidatëve për rektor e anëtar senati ka nisur.

15:42
Italianët i kthehen shijes së kafesë në lokale

Për italianët, momenti i çmuar i pirjes së një kapuçinoje në mëngjes ose kafe ekspres dhe ngrënia e një ‘cornetto’ të freskët në tavolinën e barit të tyre të preferuar është një nga pikat kryesore të ditës.

15:31
Ku do të shkojnë inertet e Shijakut? Qeveria po harton një VKM se ku do të dërgohen pas shembjes së pallateve

Shembja e qindra objekteve për t’i hapur rrugë rindërtimit ka prodhuar mijëra ton inerte.

15:30
Drejtuesit e Shoqatës Shqiptare të Turizmit i paraqesin Bashës kërkesat për rimëkëmbjen, kreu i PD: Do të bëjë çmos që zëri i tyre të dëgjohet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua sot me drejtuesit e Shoqatës Shqiptare të Turizmit, ku përfaqësohen rreth 93 mijë të punësuar në këtë sektor të goditur rëndë nga pandemia.

15:26
Gruaja e dhunuar: Më lironi burrin/ Bën kërkesë në gjykatë: Të lërë qelinë për të siguruar ushqimin e 5 fëmijëve

Në familjet shqiptare gjatë këtyre dy muajve janë shënuar 543 episode mosmarrëveshjesh ku kryeson dhuna në familje, kanosjet dhe shkatërrimi i pronës.

15:20
Meta kërkoi shkarkimin, KLGJ shtyn vendimin për Ardian Dvoranin

Këshilli i Latë Gjyqësor ka shtyrë vendimin për Ardian Dvoranin. Kujtojmë se ishte presidenti Ilir Meta ai i cili kishte kërkuar shkarkimin me pretendimin se i ka mbaruar mandati.

15:16
Poliçani heq postbllokun/ U vendos në hyrje të qytetit nga bashkia, në nisje të pandemisë

Këtu jemi në hyrje të Bashkisë së Poliçanit, e cila pas dyshimeve për rastin e parë me Covid-19, në muajin mars në këtë pjesë vendosi një tra për të pasur lëvizje të kontrolluar, por pas debateve, trau u zëvendësua me një postbllok policie.

14:58
“Bashkëpunim për të përballuar fazën post-COVID”/ Meta bisedë me ambasadorin e Italisë

“Kënaqësi të zhvilloja një bashkëbisedim të frytshëm me Ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci”, shkroi presidenti i Republikës, Ilir Meta, pak minuta më parë në Facebook.

14:57
Pamjet shqetësuese/ Avioni i mbushur plot me udhëtarë në kohë koronavirusi

Në një kohë kur Britania e Madhe është vendi me numrin më të lartë të vdekjeve në Evropë, duket se distancomi social nuk po zbatohet siç duhet.

14:46
“Më paragjykonin më shumë në Tiranë sesa në fshat”/ Rrëfehet Estela Ujka

“Unë gjithmonë kam dashur t’i kisha flokët zero. E kisha fiksim këtë gjë. Kur kalova në lokalin e tim shoqi, njerëzit i kishin thënë atij se kush është kjo e çmendura. Sespe realisht s’i kisha thënë gjë burrit”- kështu deklaroi në emisionin “Shqipëria Live” blogerja Estela Ujka.

14:45
Udhëheqësit botërorë premtojnë miliona dollarë në Samitin Virtual për COVID

Një aleancë e udhëheqësve botërorë zhvilloi një samit virtual të hënën, me synim grumbullimin e miliarda dollarëve për të financuar hulumtimet për një vaksinë për koronavirusin, si dhe për të zhvilluar trajtime të reja dhe testime më të mira.

14:38
U arrestua teksa doli për të blerë bukë/ Mjeku Arbër Stafa pretendon se mund të ketë COVID-19

Në emisionin “Shqipëria Live” ishte i ftuar mjeku stomatolog Arbër Stafa.

14:30
Dalin pamjet/ Ky është momenti i sekuestrimit nga ‘OFL’ i 1.2 milion litrave naftë në Durrës

DURRËS- Janë publikuar pamjet gjatë operacionit ‘Forca e Ligjit’ ku në qytetin e Durrësit janë sekuestruar 1.2 milion litra naftë si dhe një magazinë në pronësi të L. B. & E. SH.

14:29
Mos i humbisni! 11 skulpturat më të pazakonta në botë

Në mesin e statujave dhe monumenteve tradicionale, gjenden disa vepra arti ku imagjinata duket se ka kaluar çdo kufi.

14:22
Fotot/ Zëdhënësja e ‘OFL’ heq syzet, ja si duket ‘biondja misterioze’

Ditën e sotme ‘OFL’ ka ‘goditur’ në qytetin e Durrësi ku ka sekuestruar 1.2 milion litra naftë në pronësi të L. B. & E. SH.

14:19
Tërmeti, Veliaj i dorëzon çelësat e shtëpisë së re familjes Lami në Pezë-Helmës

Në Pezë Helmës ka nisur edhe pilotimi i banesave të reja, të cilat do të përdoren për projektin e rindërtimit të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

14:07
OFL ‘godet’ në Durrës/ Sekuestron 1,2 milion litra naftë e një magazinë, pronari shantazh ndaj konkurrencës

DURRËS- 1.2 milion litra naftë janë sekuestruar në qytetin e Durrësi në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

14:02
Evropa dhe Kina ishin në rrugën e duhur për një marrëveshje. Por Koronavirusi ndryshoi gjithçka…

Para se koronavirusi ta gjunjëzonte botën, viti 2020 dukej të ishte një vit vendimtar për Bashkimin Evropian dhe Kinën.

13:59
Dita e tretë radhazi, ulen ndjeshëm vdekjet nga Covid-19 në Spanjë

Edhe në Spanjë duket se numri i viktimave nga Covid-19 po ulet ndjeshëm. Gjatë 24-orëve të fundit në këtë shtet janë konfirmuar 185 viktima të prekur nga Covid-19.

13:51
Nga frika prej zogjve te lartësitë/ 10 aktorët që u përballën me fobitë e tyre gjatë filmave

Ndonjëherë, frika që shfaqet në projektet kinematografike është mëse e vërtetë.

13:32
108 vaksina të mundshme Covid-19 po testohen në të gjithë botën

Organizata Botërore e Shëndetit thotë se 108 vaksina të mundshme Covid-19 janë në zhvillim në të gjithë botën, sipas dokumenteve të postuar në faqen e saj të internetit.

13:27
Covid-19/ Kina sot asnjë të infektuar dhe asnjë viktimë, ja edhe sa persona kanë mbetur aktiv me koronavirus

KINË- Edhe pse është vendi ku ka shpërthyer Covid-19, Kina prej disa javësh e ka fituar betejën me koronavirusin të paktën sipas shifrave të publikuara për sa i përket përhapjes së pandemisë.

13:24
Këshilltari i qeverisë britanike paralajmëron: Shërimi nga koronavirusi nuk do të thotë se njerëzit nuk mund të infektohen sërish

Të mbijetuarit e koronavirusit “me shumë mundësi” nuk do të kenë “imunitet absolut” nga një infektim i dytë, paralajmëroi këshilltar kryesor i Qeverisë britanike këtë mëngjes.

13:17
Të rinjtë mbjellin pemë! Nisma me pisha në Gjirokastër

“Green Albania” është një iniciativë tërësisht rinore që 3 adoleshentë 16-vjeçarë kanë ndërmarrë kohët e fundit.

13:08
Përditësohet bilanci/ Britania tejkalon Italinë për numrin e viktimave nga Covid-19, të parët në Evropë

Mbretëria e Bashkuar sipas statistikave ONS, British Istat ka tejkaluar Italinë për sa u përket numrit të vdekjeve nga Covid-19.

13:02
Dita e Dëshmorëve të Atdheut/ Lleshaj: Të përkushtuar që vepra e tyre të vijohet më tej nga brezat e sotëm të Policisë së Shtetit

Me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Atdheut, pranë Memorialit në Akademinë e Sigurisë, u zhvillua ceremonia në nder të punonjësve të Policisë të rënë në krye të detyrës.

13:01
Homazhet e 5 Majit/ Të rënët nderohen me distancë fizike

5 maji, Dita e Dëshmorëve bëri bashkë kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta.

12:54
BE-Ballkan Perëndimor/ Nesër mbahet samiti virtual

Samiti BE-Ballkani Perëndimor i parashikuar të mbahej në Zagreb do të zhvillohet më 6 maj 2020 në formën e një videokonference për shkak të pandemisë COVID-19.

12:52
Basha mbledh aleatët në seli, detajet

Kreu i PD do të mbledhë aletatët e tij në selinë blu në orën 13:00.

12:51
Nga fytyrat e inatosura tek sjelljet e çuditshme, këto foto tregojnë se kafshët shtëpiake mund të ndryshojnë jetën tuaj

Është e mrekullueshme se si duken dhe sillen kafshët shtëpiake me ne. Reagimet, fytyrat dhe gjestet e tyre na befasojnë pa pushi

12:50
Covid-i dhe fëmijët! SHBA studion nivelin e infektimit

Instituti Kombëtar i Shëndetit konfirmoi se një studim për të ndihmuar në përcaktimin e shkallës së infeksionit të fëmijëve me COVID-19 në SHBA dhe familjeve të tyre ka filluar regjistrimin e pjesëmarrësve.

12:47
Italia drejt hapjes… Studimi i fundit: Vendi rrezikon një valë të dytë

Një raport nga Imperial College of London, që është fokusuar tek rikthimi i lëvizshmërisë së popullatës në Itali, sugjeron se vendi mund të përballet me një valë të dytë infektimesh dhe viktimash, ndoshta edhe më të madhe se e para.

12:41
Dhuna, konfliktet, katastrofat natyrore! 19 milionë fëmijë në mesin e të zhvendosurve në 2019-n

Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF, tha se 46 milionë njerëz, në mesin e tyre 19 milionë fëmijë, kanë ikur nga dhuna dhe konfliktet vitin e kaluar, porse kanë mbetur në shtetet e tyre, ndërsa miliona të tjerë janë zhvendosur nga katastrofat natyrore.

12:40
Fotot/ Ronaldo rikthehet në Italia, pritet të futet 14 ditë në karantinë

Cristiano Ronaldo ka lënë Madeirën dhe është kthyer në Itali. Ai ka ardhur së bashku me familjen tij në Itali, pas gati dy muajsh në ishullin e tij të lindjes.

12:34
Klubet portugeze në stërvitje për rinisjen e Ligës

Klubet e Primeira Liga në Portugali duke përfshirë Benficën dhe Porton kanë rinisur stërvitjet në karakter individual në kuadër të përgatitjeve për rifillimin e kampionatit që mendohet se do të jetë në fund të muajit maj.

12:33
Kosovë/ 33 pacientë me COVID-19, të shtrirë në QKUK

Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës njoftoi të martën se në këtë repart aktualisht janë duke u trajtuar 33 pacientë të prekur me sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi.

12:28
Kërcimi me shkop! “Mbretërit”, sfidë në…kopshte

Tre nga atletët më të mirë të të gjitha kohërave në kërcimin me shkop në atletikë, Armand Duplantis, Renaud Lavillenie dhe Sam Kendricks u bënë protagonistë të një sfide të veçantë mes tyre në kopshtet e banesave të tyre, teksa gjetën një mënyrë të re të të garuarit.

12:23
Shijak/ Nis shembja e 30 pallateve të dëmtuar nga tërmeti, Rama: Ja si do të rindërtohet zona

SHIJAK- Ditën e sotme ka nisur shembja e pallateve të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit në zonën e Shijakut. Në këtë qytet janë 30 pallate që do të shemben, ndërsa aty kanë mbërritur fadromat ku kanë nisur punën e shembjes.

12:07
Elon Musk bëhet baba për herë të shtatë!

48-vjeçari Elon Musk është bërë baba për herë të shtatë. CEO i Tesla e Space X dhe partnerja e tij, Grimes kanë sjellë ne jetë fëmijën e tyre të parë, ku nuk dihet asgjë sa i takon gjinisë dhe emrit.

12:05
CoVid-19/ Gjermani, numri i rasteve të transmetimit vazhdon të bjerë

Gjermania regjistroi një tjetër ulje të rasteve Covid-19 brenda 48 orëve të fundit, tha kreu i agjencisë kombëtare të vendit për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.

11:57
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar boton këshilla shkencore pas përgjigjes për Covid-19

Qeveria britanike ka botuar këshillat shkencore për të cilat thotë se ka formuar strategjinë e saj për t’u marrë me shpërthimin e koronavirusit në vend.

11:50
Shpresë në Britaninë e Madhe, kurba e vdekjeve nga Covid-19 vijon rënien

Britani e Madhe- Ka pasur një rënie të lehtë të numrit të përgjithshëm të vdekjeve të regjistruara në Angli dhe Uells në javën që përfundoi.

11:49
“5 Maji”, Veliaj: Përulemi në kujtim të atyre që dhanë jetën për lirinë, dinjitetin dhe të drejtat e çdo shqiptari

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj shpreh mirënjohje për veprën e të gjithë atyre dëshmorëve që kanë sakrifikuar jetën e tyre për të patur një Shqipëri më të mirë sot.

11:47
Emri/ Arrestohet 50-vjeçari në Fier, i dënuar me 8 vjet e 10 muaj burg për drogë

Fier- Një 50-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Fierit për shkak se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. I arrestuari sipas policisë është Sokol Rukaj, 50 vjeç, banues në Cakran, Fier.

11:39
Tmerri/ Familja braktis shtëpinë pasi gjejnë 20 nga “merimangat më vdekjeprurëse në botë” në banane

Një familje braktisi shtëpinë e tyre pasi gjetën merimanga vdekjeprurëse në një tufë bananesh.

11:37
Në luftë me virusin! Mbi 1.2 milionë të shëruar në mbarë botën

Në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 1.2 milionë numri i personave që janë shëruar pas diagnostikimit me koronavirusin e ri (COVID-19).

11:29
Covid-19/ Arrestohen 51 persona në Mitrovicë, thyen rregullat duke….

51 persona janë arrestuar të hënën në Mitrovicë, për mosrespektim të vendimeve qeveritare për masat e Covid-19.

11:29
Nuk i respektuan masat kundër koronavirusit, ndalohen 72 persona në Kosovë

Policia e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ndaloi 72 persona, të cilët nuk i respektuan masat e vendosura nga autoritetet për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

11:24
Michigan/ U kërkoi të vendosin maskën para se të hyjnë në dyqan, vritet me plumb në kokë punonjësi i sigurisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Michigan ku një roje sigurie është qëlluar për vdekje për shkak se i kërkoi një klienti që të vendoste maskën para se të futej në një dyqan.

11:13
CoVid-19/ Vatër familjare në Kamëz, 3 të prekur

820 ka shkuar numri i të prekurve nga covid-19 në vend, nga ku 17 raste të reja janë konfirmuar 24 orët e fundit.

11:07
Sot mbushen 59 vite që kur amerikani i parë udhëtoi në hapësirë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 5 maj 1961, zhvilluan programin e quajtur Merkuri, ku Alan Shepard bëhet amerikani i parë që udhëton në hapësirë, pas vetëm dy vjetësh kur ishte bërë astronaut.

11:02
CoVid-19, rritet bilanci/ 17 raste të reja, shkon në 820 numri i të prekurve

Shkon në 820 numri i të prekurve nga covid-19 në vend.

10:50
Foto/ Rastësitë që çmendën rrjetin! Dukeshin të pamundura, por ndodhën vërtet…

A mendoni se është e mundur të fitoni llotarinë 2 herë rresht ose të merrni një aeroplan model që duket saktësisht si një i vërtetë?

10:39
Covid, Instituti izraelit për kërkime biologjike zbulon antitrupin që….

Izraeli thotë se në laboratorin kërkimor biologjik të vendit të tij është zbuluar antitrupi që lufton koronavirusi.

10:37
Fotot/ Ceremonia e nderimit të Dëshmorëve bën bashkë Metën, Ramën dhe Ruçin

5 Maj, Dita e Dëshmorëve ka bërë bashkë Presidentin e Republikës, Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

10:33
“Dvorani”, Meta mesazh të koduar në 5 Maj: Është dita për t’u angazhuar që…

Presidenti Ilir Meta, nga Varrezat e Dëshmorëve, ku kryen homazhe në nder të të rënëve në luftë, foli për lirinë dhe pavarësinë, duke thënë se ato duhen mbrojtur çdo ditë, pasi sipas tij, janë gjithmonë të cënueshme në rast se ulet vigjilenca.

10:26
Fotot/ Nga shfaqja e Himaljave pas 30 vitesh tek kometat, ngjarjet që nuk  do t’i dëgjojmë për çdo ditë

Ndonjëherë natyra na ofron efekte speciale që janë të denja për një skenar të Hollivudit. Dhe kur kjo të ndodhë, ne mund ta konsiderojmë veten me fat pasi këto fenomene ndodhin një herë në disa vite dhe ekzistojnë pak mundësi për t’i parë.

10:18
5 Maji/ Meta mesazh: Të mos bëhemi mendjelehtë, nëse nuk do jemi vigjilent …

Presidenti Ilir Meta pasi kreu homazhet me rastin e ditës së Dëshmorëve në monumentin “Nëna Shqipëri” dha një deklaratë për mediat.

10:09
Fotot/ Pamjet e rralla, si Covid-19 shumohet brenda trupit të njeriu

Në mediat britanike janë publikuar fotot të rralla të marra nga mikroskopët, ku tregohet se si Covid-19 shpërndahet dhe shumohet në trupin e njerëzve.

10:07
Dita e përkujtimit të tyre, Basha nderon dëshmorët e atdheut

Në ditën e përkujtimit të tyre, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nderoi dëshmorët e atdheut.

09:58
Fotot/ Çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit në të gjithë botën

24 orët e fundit kanë regjistruar momente dinamike në shumë vende të botës.

09:51
Emri/ I dënuar në Itali për trafik droge, kapet në Vlorë 37-vjeçari në kërkim ndërkombëtar

VLORË- Një pranga 37-vjeçari i dënuar me 8 vite burg, është vënë në prangat e policisë së Vlorës, me qëllim ekstradimi drejt shtetit italian.

09:45
Koreja e Veriut/ Fotografi realizon pamjet që Kim Jong Un nuk do donte kurrë të publikoheshin

Koreja e Veriut pavarësisht propagandës së liderit të tyre Kim Jong Un që deklaron se është shtet me mirëqenie, disa foto të realizuara tregojnë një të vërtetë ndryshe.

09:36
Covid-19: Gjermania e lë pas Francën në menaxhimin e krizës

Gjermania është sërish një hap përpara Francës, këtë herë në përballimin e Covid-19. Auron Dodi analizon faktorët e përparësisë gjermane ndaj fqinjit francez.

09:28
Video/ Silva Bino: Virusi nuk është zhdukur, duhet të jemi të kujdesshëm

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shpërndarë një video me një mesazh nga specilasitja e ISHP, Silva Bino.

09:28
“Koronavirusi lindi në laboratorin e Wuhanit”/ Mediat në Kinë i kundërpërgjigjen SHBA: Spekulime…

Mediat shtetërore në Kinë kanë hedhur akuza ndaj Sekretarit të Shtetit në SHBA, Mike Pompeo duke thënë se ai gënjen, kur thotë se ka prova të mëdha që koronavirusi lindi nga një laborator në Wuhan.

09:18
Korrupsion, falsifikime dhe trafik ndërkombëtar mallrash/ Guardia di Finanza aksion ‘blic’: 69 të arrestuar

Guardia di Finanza arrestoi 69 persona në Campania të akuzuar për korrupsion, përvetësim, falsifikim, kontrabandë dhe trafik ndërkombëtar mallrash.

09:17
Tiranë/ E denoncuan qytetarët, arrestohet i riu që shiste drogë dhe armë zjarri

Tiranë – Një 27-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet për lëndë narkotike si dhe mbajtje e armëve pa leje.

09:02
Fauci kundër Trump: Nuk ka asnjë provë që virusi ka dalë nga laboratori i Wuhan

Anthony Fauci, emidemiologu i Shtëpisë së Bardhë dhe kreu i ekspertëve të emergjencës Covid në SHBA, ashtu si dhe shumica e bashkësisë shkencore ndërkombëtare, nuk beson në mundësinë që koronavirusi ka dalë nga laboratori i Wuhan.

08:51
Tiranë/ Bie nga lartësia e banesës, ndërron jetë 21-vjeçari. Ja për çfarë dyshohet

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në orët e vona, në rrugën “Halit Haxhia”, në Babrru/ Kamëz.

08:45
Pa autorizim dhe i dehur/ Arrestohet 51-vjeçari, kishte në automjet edhe…

Një 51-vjeçar që drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe në kundërshtim me Aktin Normativ është arrestuar nga policia

08:41
Covid-19/ Mbi 250,000 viktima në të gjithë botën

Numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri në të gjithë botën ka kapërcyer një çerek milioni, sipas Universitetit Johns Hopkins.

08:31
Senati amerikan rinis punën pas pauzës së shkaktuar nga pandemia

Senatorët amerikanë u rikthyen në Uashington për herë të parë qysh në muajin mars, kur edhe ka shpërthyer pandemia e koronavirusit.

08:24
Vaksina për koronavirusin, 8 kandidatë në garë. Ekspertët të shqetësuar: E vërteta…

Në garën për një vaksinë për t’i dhënë fund pandemisë globale COVID-19, tetë pretendentë janë përpara pjesës tjetër të konkurrentëve.

08:17
Tritan Kalo mesazh politikanëve: Fatkeqësisht CoVid nuk bën përzgjedhje politike! Mos u përpiqni të na përçani!

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, në një status në facebook ripërsërit thirrjen për qytetarët, që të bëjnë kujdes, edhe pse ka filluar lehtësimi i masave kundër koronavirusit.

07:55
Dita e Dëshmorëve/ Reagon kryeministri Rama: Përulësisht me Respekt

Data 5 Maj është Dita e Dëshmorëve të Atdheut. Me rastin e kësaj dite të shënuar, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video në facebook me fotot e disa dëshmorëve.

07:34
‘Frymëmarrje’ në SHBA, ulet ndjeshëm numri i të vdekurve nga Covid-19

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë raportuar 1 mijë e 15 të vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit. Sipas autoriteteve në SHBA kjo është shifra më e ulët në një muaj.

07:29
Neymar do me çdo kusht Barcelonën, refuzon ofertën 100-milionëshe të PSG-së

Neymar Junior dëshiron Barcelonën me çdo kusht dhe për këtë ka refuzuar një ofertë stratosferike për rinovimin e kontratës me Paris Saint Germain. Drejtuesit e klubit kryeqytetas i kanë ofruar një pagë prej 100 milionë eurosh në sezon, për të rinovuar deri në verën e 2025-ës, por përgjigja e yllit brazilian ka qenë një jo e prerë.

07:14
Diell dhe rritje temperaturash, ky është parashikimi i motit për sot

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë një mot me diell në të gjithë territorin.

06:55
Koronavirus, SHBA merr hua 3 trilion dollarë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaruan se do të marrin një hua me një shifër rekord prej 3 trilion dollarë, si paketë ndihmëse për 3 mujorin e dytë ndaj pandemisë së koronavirusit.

06:55
Interi mendon për pasuesin e Handanovic, preferohet portierin e Udineses

Interi po shqyrton me kujdes emrat e mundshëm që mund të pasojnë Samir Handanovic në portë dhe për momentin është mes dy alternativave.

06:40
Një javë pas hapjes, 0 raste të reja me Covid-19 në Zelandën e Re

Zelanda e Re raportoi 0 raste të reja me koronavirus për të dytën ditë radhazi, një javë pasi u hoqën masat shtrënguese duke nisur hapjen e vendit.

06:21
Sa ujë duhet të pini për një mendje të fortë e të shëndetshme

Hidratimi është një nga elementët thelbësore të një jete të shëndetshme. Çdo ditë trupi ynë humbet 2 deri 3 litra ujë nga djersitja apo lëvizjet, madje edhe teksa marrim frymë. Këto funksione janë thelbësore për mbijetesën tonë ndaj duhet të kompensojmë humbjen e lengjeve. Ruajtja e balancës është e rëndësishme për t’u mos dehidratuar apo për të evituar overdozën e ujit në trup. Dehidratimi shkakton humbje energjie rënie të humorit, tharje të lëkurës dhe tension të lartë.

06:05
Ramazani/ Ushqyesit më të nevojshëm gjatë agjërimit

Muaji i shenjtë i Ramazanit i ka gjetur miliona besimtarë në mbarë globin të mbyllur në shtëpitë e tyre. Çdo vit, besimtarët mbajnë agjërim që nga agimi deri në perëndim të diellit për 29 ose 30 ditë, një ritual përkushtimi ndaj Zotit. Në këtë kohë të paprecedentë, ekspertët thonë se njerëzit që agjërojnë duhet të mbajnë në konsideratë disa aspekte të rëndësishme.

05:53
Tre lugë vaj ulliri në ditë për tensionin e lartë, gjakun dhe tretjen

Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i vajit të ullirit janë fantastike për të gjithë organizmin. Jo më kot cilësohet si ilaçi i jetëgjatësisë. Në artikullin më poshtë, do të mësoni një kurë natyrale mirëbërëse për gjithë organizmin dhe efektiva për disa probleme shëndetësore në veçanti. Kjo kurë natyrale ka të bëjë me konsumimin e 3 lugë gjellë vaj ulliri në ditë dhe ndihmon jo vetëm për të patur një organizëm të fortë por edhe në parandalimin dhe trajtimin e disa problemeve shëndetësore.

05:29
Çekia rihap transportin ndërkombëtar nga 11 maji

Qeveria e Çekisë tha të hënën se do të heqë kufizimet në transportin rrugor dhe hekurudhor ndërkombëtar, nisur nga data 11 maj, dhe se do të lehtësojë edhe masa të tjera, të ndërmarra për frenimin e përhapjes së koronavirusit. Çekia, vend me 10.7 milionë banorë, ka ndaluar transportin ndërkombëtar qysh më 14 mars.