Konfirmohet kryegjyqtari i Tiranës/ Shkarkohet gjyqtarja e Shkodrës, ishte kundër heqjes së dënimit përjetë të Dajtit

06/08/2020 20:28

Gjyqtari Petrit Como u shpall i pastër nga vettingu për të tre kriteret.

Pasuritë e tij iu nënshtruan kontrollit së bashku me pasuritë e të ëmës, të ndjerës Liri Belishova dhe të të atit Maqo Como. Komisionerët përmenden edhe faktin që pas rënies së komunizimit familja Como u zhvendos nga cërriku ku ishin internuar, për të jetuar me qira në Tiranë dhe që i ati i gjyqtarit i ndjeri Maqo Como, ish ministër bujqësie , u dëmshpërblye nga shteti ai u burgosur politik.

Gjyqtari Como rezulton mes fare pak njerëzve të drejtësisë që janë dekoruar nga ish presidenti Alfred Moisiu.
Në të njëjtën ditë u shpall edhe vendimi për Gjyqtaren e apelit Shkodër Lindita Hoxha e cila nuk e kaloi provimin e vettingut. Së bashku me një tjetër gjyqtar të shkarkuar më herët Fuat Vjerdhën, Hoxha njihet si gjyqtarja që vendosi kundër heqjes së dënimit të përjetshëm të Dritan Dajtit.

Por njëri nga anëtarët që votoi pro për Dajtin duke i zbritur dënimin në 25 vjet , gjyqtari Aleks Nikolli mendon se kontrolli vetëm i pasurive dhe përjashtimi i dy kritereve të tjera është paragjykim. Pavarësisht kërkesës për ricelje të hetimit administrativ, KPK deklaroi në seancën dëgjimore pasaktësi dhe probleme me pasuritë e tij.

Pak nga pak komisionerët po bëhen gati për pushime e bashkë me ta edhe gati 400 gjyqtarë e prokurorë që presin me ankth kërkesën për tu kontrolluar. të vetmit që do kenë një gusht gjatë të cilit duhet të përgjigjen, janë ata gjyqtarë dhe prokurorë që u janë nisur pyetjet dhe që duhet të bëhen gati për një shtator vettingu. Anila Hoxha

Top Channel