I shtroi për të ngrënë të atit dhe iku te fqinjët/ Si e mori vesh ngjarjen, vajza 15-vjeçare e Olsi Çekiçit që i preu kokën nënës

07/08/2020 10:25

Të tjera detaje dalin nga ngjarja makabre që ndodhi dje në fshatin Buçimas të Pogradecit, ku 44-vjeçari Olsi Çekiçi vrau në mënyrë makabre nënën e tij 70 vjeç.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se vajza e tij 15 vjeçare i ka shtruar për të ngrënë të atit dhe ka shkuar tek fqinjët duke lënë në banesë Olsi Çekicin dhe të gjyshen.

Kanë qenë fqinjët që e kanë lajmëruar vajzën pas disa minutash për ngjarjen. Kur ajo ka dalë nga shtëpia e fqinjëve ka parë se çfarë kishte ndodhur dhe ka njoftuar policinë.

Gjithçka ka nisur nga një konflikt verbal, e më pas autori ka marrë thikën e ka masakruar nënën e tij, 70 vjeçaren Firdes Çekiçi, e kokën ia ka varur tek porta e shtëpisë.

I divorcuar nga bashkëshortja, ai jetonte me nënën e tij dhe vajzën e tij 15-vjeçe. Mësohet gjithashtu se me ta jetonte dhe vëllai tjetër i Olsi Çekiçit, gjithashtu me probleme mendore.

Autori i vrasjes, Olsi Çekiçi ka deklaruar në polici se nuk është penduar për veprën penale të kryer: “Nuk pendohem. Kjo do të ndodhte një ditë. Amanet vajzën dhe vëllain ja lë shtetit amanet”, ka thënë ai në deklaratë.

Burime nga grupi hetimor thonë se edhe vetë autori ka pësuar dëmtime në pjesën e ballit dhe se ka qenë shumë i qetë edhe gjatë kohës që ka bërë deklaratë.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/08/07/kishte-dy-gisht-gjak-ne-toke-kur-hyme-fqinji-per-ngjarjen-makabre-ne-pogradec-vajza-shkoi-me-biciklete-ne-komisariat/

Foto/ Kjo është 70 vjeçarja Firdes Çekiçi, që u vra nga i biri në mënyrë makabre

44-vjeçari nga Pogradeci që i preu kokën nënës/ Çfarë postonte në facebook? Nga fotot me Dua Lipën, Metën tek mesazhet për dashurinë

Top Channel