“Kishte dy gisht gjak në tokë kur hymë”/ Fqinji për ngjarjen makabre në Pogradec: Vajza shkoi me biçikletë në komisariat

07/08/2020 11:46
Firdes Çekiçi, 70 vjeçarja që u vra nga i biri Olsi

Të tjera detaje mësohen nga vrasja e 70 vjeçare Firdes Çekiçi, nga i biri, mbrëmjen e djeshme në fshatin Buçimas, Pogradec.

Top Channel ka marrë dëshminë e një prej fqinjëve të viktimës, Sami Shyti i cili ka thënë:

Fola me vajzën e viktimës pas ngjarjes. Ajo kishte qenë tek komshia ngjitur dhe kishte lënë në shtëpi babain me gjyshen. Kishte dalë nga fqinja se e lajmëruan kur ngjarja kishte ndodhur. Komshinjtë kishin provuar të lidheshin me policinë, por s’ishin lidhur dot dhe më tregoi se ajo ka shkuar deri në komisariatin e Pogradecit me biçikletë për të lajmëruar.

Hymë në banesë kur mbaroi policia veprimet. Ngjarja kishte ndodhur në kuzhinë. Midis dy divaneve në tokë. Kishte dy gisht gjak. Bashkëshortja ime e pastroi. Jemi tmerruar.

Gjithçka ka nisur nga një konflikt verbal, e më pas autori ka marrë thikën e ka masakruar nënën e tij, 70 vjeçaren Firdes Çekiçi, e kokën ia ka varur tek porta e shtëpisë.

I divorcuar nga bashkëshortja, ai jetonte me nënën e tij dhe vajzën e tij 15-vjeçe. Mësohet gjithashtu se me ta jetonte dhe vëllai tjetër i Olsi Çekiçit, gjithashtu me probleme mendore.

Foto/ Kjo është 70-vjeçarja Firdes Çekiçi, që u vra nga i biri në mënyrë makabre

Top Channel