Shmanget aksidenti fatal! Humb kontrollin dhe ngjit makinën në trotuar, aksidenton 4 këmbësore

07/08/2020 08:56
Ilustrim

Një aksident që mund të ishte fatal ka ndodhur në Tiranë.

Policia arrestoi A.L., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Llazi Miho”, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.64 mg/l, ka humbur kontrollin e mjetit, dhe është ngjitur në trotuar duke aksidentuar këmbësorët : E.Y., L.Y., L.D., dhe M.SH., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe “Drejtim i mjetit në menyrë të parregullt”.

Top Channel