I diplomuar për inxhinieri, kush është autori nga Kalifornia që qëlloi me armë në darkën e Presidentit Trump me gazetarët 26/04 05:02
Pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi në Bejrut të martën (4 gusht), autoritetet po përpiqen me sa të munden për të shpëtuar sa më shumë persona të lënduar.
Një burrë që u hodh në det në momentin kur ndodhi shpërthimi, është gjetur i gjallë pas 30 orësh. Punëtori i portit të Bejrutit, Amin al-Zahed, u gjet në detin Mesdhe, 30 orë pas shpërthimit që tronditi kryeqytetin libanez.
Në një imazh të publikuar në rrjete sociale, shikohet një anëtar i ekipit të kërkim-shpëtimit brenda një barke dhe pranë tij ndodhet një burrë i gjakosur, që besohet se është al-Zahed.
Pas shpëtimit raportohet se punëtori i portit u dërgua me urgjencë në Spitalin Universitar Rafic Hariri në Bejrut.
Top Channel