VIDEO/ Si nëpër filma! Burri bën manovra me automjetin e vjedhur, për t’i shpëtuar arrestimit

06/08/2020 18:47

Skena që do të shihni më poshtë do të ishte një subjekt i mirë për filmat Hollywood-ian.

Një burrë, i identifikuar si Patrick Jones, 28-vjeç nga Liverpool, kishte vjedhur një makinë tip “Audi A5” dhe me të tentoi t’i arratisej policisë, e cila ishte vendosur në ndjekje të tij.

Në videon e publikuar, Jones shihet duke drejtuar makinën me shpejtësi tejet normave të lejuara dhe rrezikoi jo pak automjetet e tjera në lëvizje, me manovrat e tij të rrezikshme.

Kur nuk kishte zgjidhje tjetër, i riu ka dalë nga makina dhe ka tentuar t’i ikë policisë në këmbë, por pak momente pas këtij veprimi policia ka mundur që ta arrestojë.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2018, por pamjet e arratisjes janë publikuar vetëm së fundmi në rrjete sociale. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon.

Top Channel