Radhimë/ Babë e bir sherr me njëri tjetrin, 21-vjeçari i thyen xhamin e makinës. Arrestohen

07/08/2020 08:51
Ilustrim

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë shtetasit A. R., 56 vjeç dhe A. R., 21 vjeç me banim në Tiranë, babë e bir.

Këta shtetas janë kapur dhe arrestuar në Radhimë, pasi në konflikt e sipër me njëri-tjetrin, 21 vjeçari i ka thyer xhamat e automjetit babait të tij 56 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, njofton policia.

Top Channel