Sevilla “surprizon” Romën, Leverkusen dominon ndaj Rengers, përcaktohen dhe dy çerekfinaliste

06/08/2020 21:29

Interit, Manchester United, Copenhagen dhe Shakhtar Donetsk iu shtua edhe Sevilla e Bayern Leverkusen në çerekfinalet e “Uefa Europa League”.

Në 19:00 u luajtën dy takime të vlefshme për 1/8 e kompeticionit. Spanjollët e Sevillas mposhtën me rezultatin 2-0 Romën. Fati i takimit u vendos me golat e Reguilon në minutën e 22-ë dhe të En Nesyri në minutën e fundit të pjesës së parë.

Ndeshja u dominua bindshëm nga Sevilla e cila u pa në çdo cep të fushës. Ndërsa ekipi roman nuk kërcënoi portën e portierit Bono, i cili në shumicën e ndeshjes bëri rolin e spektatorit. Ndërsa nga krahu tjetër, Bayern Leverkusen e kishte mjaft të lehtë për të mposhtur Rangers, duke qenë se ishte në avantazh falë fitores 3-1 në takimin e parë.

Gjithsesi goli i vetëm i takimit u shënua nga Diaby në minutën e ‘55, ndërsa pjesa tjetër e lojës nuk prodhoi ndonjë histori.

Top Channel