VIDEO/ Në mes të rrëmujës së shkaktuar nga shpërthimi, gruaja nis të luajë nota trishtuese në piano…

06/08/2020 19:38

Orendi të shkatërruara, xhama të thyer ngado, mure të dëmtuara… kjo është pamja e shtëpisë së May Abbdout Melki në Bejrut.

Ajo që mbeti e paprekur si pasojë e shpërthimit, ishte një piano të cilën 79-vjeçares ia kishte bërë dhuratë i ati në ditën e dasmës. Për disa minuta bota u duk sikur u “ndal” dhe mbizotëroi paqja, pasi May luajti me piano “Auld Lang Syne”.

Fatmirësisht, e moshuara dhe bashkëshorti nuk ndodheshin në shtëpi gjatë shpërthimit masiv të së martës. Por kur u kthyen të mërkurën, ato u trishtuan shumë kur panë që shtëpia në të cilën kanë jetuar për 60 vite të jetës, ishte dëmtuar e tëra.

 

 

Sapo May hyri në shtëpi shkoi menjëherë drejt pianos dhe teksa disa vullnetarë po pastronin ambientin përreth, ajo nisi të luante nota të trishtueshme.

“Ajo përshkoi dhimbjen dhe u përpoq të gjente disa momente paqeje”, tha mbesa e saj, May-Lee Melki.

Sakaq, kujtojmë që deri më tani si pasojë e shpërthimit kanë humbur jetën 137 persona, ndërsa mbi 5.000 janë lënduar.

Publiée par May-Lee Melki sur Mercredi 5 août 2020

 

Top Channel