Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në qytetin e Sarandës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjashtë të Sarandës, lart në kodër.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi zbardhjen e rrethanave.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar.

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:40, në fshatin Gjashtë të Sarandës, lart në kodër, dyshohet se një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Kanë shkuar shërbimet e policisë së Sarandës si dhe një grup i FNSH me qëllim krehjen e zonës.

Vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel