Libani nuk gjen paqe/ Pas shpërthimit të fuqishëm në Bejrut, regjistrohen rekord infektimesh dhe viktimash nga COVID-19

06/08/2020 19:33

Libani ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për dy javët e ardhshme, për shkak të shpërthimit që ndodhi në kryeqytetin e saj, Bejrut dhe që i mori jetën rreth 137 personave dhe lëndoi më shumë se 5.000 të tjerë.

Mirëpo fatkeqësitë duket se nuk kanë të sosur për vendin e Lindjes së Mesme, pasi ditën e sotme Libani raportoi rekord viktimash dhe infektimesh me COVID-19.

Sipas BBC-së ditën e sotme në Liban, janë regjistruar 5,417 persona të infektuar si edhe 68 persona të vdekur.

Kujtojmë që nga fundi i muajit qershor e deri më tani, personat e infektuar me virusin në Liban kanë pësuar rritje të vazhdueshme.

Top Channel