Peizazhi nuk është më trend/ Kolonitë e piktorëve nëpër Shqipëri nuk po zhvillohen më

06/08/2020 20:34

Shqipëria ka një histori sa i përket pikturës së peizazhit. Madje ka piktorë te traditës që kanë lëvruar vetëm në këtë gjini.

Sot, për shkak të ndryshimeve dhe kohës nuk mund të themi që peizazhi vazhdon të jetë ende një trend në pikturë. Kolonitë e piktorëve, që e kanë ndihmuar shumë peizazhin, ku piktorë të ndryshëm shkojnë nëpër rrethe të Shqipërisë she kthehen me një sërë pikturash nga peizazhet e atyshme duket se nuk po zhvillohen më. Kjo për shkak të kushteve të pandemisë dhe jo vetëm. Dritan Nasi, një pjesëmarrës i rregullt i tyre, do të bashkëbosedojë me ne për këtë cështje.

“Në Shqipëri gjithmonë ka pasur piktorë të mirë te peizazhit, duke filluar nga Vangjush Mio, e të tjerë që kanë bërë emër vetëm si piktorë peizazhi. Gjatë dhjetë, pesëmbëdhjetë viteve të fundit në Shqipëri, ka një eksperiencë të nisjeve të kolonive të piktorëve. Zhvillohen shumë koloni cdo vit në Shqipëri. Pogradeci organizon dy tre, Fieri, në veri bëjne. Qytetet bregdetare bëjnë. Janë edhe aktivitetet e lidhura ke skulpturën, sic është konkursi i skulpturës në Korce.

Kolonia ka pozitive frymën e grupit. Kjo nxit të gjithë të kenë një krijomtari më të gjerë e të larmishme”.

Sa është e aksesueshme më pas kjo krijimtari për artdashësit dhe sa ata preferojnë ta blejnë?

“Infrastruktura e promovimit janë galeritë. Galeria mund të jenë edhe forma të aplikuara të ndryshme. Qendra komerciale, universitet private, ta gjitha këto të krijojnë mundësinë e ekspozitave. Ekspozita është ajo platformë qe i nevojitet artistit të promovojë punën dhe krijojë tregun e shitjes”.

Kjo periudhë pandemie, pak më herët karantine, si ka ndikuar në krijimtarinë tuaj?

“Piktura realizohet, por do gjithmonë promovimin. Gati gati piktorët kanë qenë në krijimtari por kanë bërë vetëm monolog”.

Top Channel