Wolves dhe Basel shkojnë në 8 më të mirat e Europa League

07/08/2020 09:53

Wolves dhe Basel janë ekipet e fundit që kualifikohen në raundin e ¼ të Europa League pasi mundën respektivisht Olympiacos dhe Eintraht Frankfurt.

Anglezët kishin barazuar 1-1 në ndeshjen e parë në Greqi dhe në takimin e dytë fituan minimalisht 1-0 duke kaluar kështu në fazën e nxehtë të kupës së vogël të Europës.

Frankfurt hyri i mobilizuar totalisht në ndeshjen e dytë ndaj Baselit edhe pse ishte mundur thellë në të parën 3-0. Gjermanët u përpoqën të shënonin, por u treguan të pasaktë para portës. Vendasit u hodhën në kundërsulm në fund të takimit dhe gjetën një gol që thelloi më tepër rezultatin.

Tashmë Wolves dhe Basel iu bashkohen Manchester United, Inter, Sevilla, Leverkusen, Copenhagen, Shakhtar të kualifikuar më herët.

Top Channel