Greqia mbyll gjatë natës kufijtë me Shqipërinë/ Këto janë oraret e lëvizjes në pikat e kalimit kufitar

06/08/2020 18:59

Policia e Shtetit informon rreth orareve të lëvizjes në pikat e kalimit kufitar me Greqinë.

Autoritetet policore greke, njoftojnë se duke filluar nga mbrëmja e sotme e në vijim, nga ora 22:00 deri në orën 06:00, Pikat e Kalimit të Kufirit Kakavije dhe Kapshticë nga pala greke do të jenë të mbyllura për udhëtarët dhe automjetet si në hyrje edhe në dalje të Greqisë.

Pikat e kalimit do të jenë të hapura për qytetarët dhe automjetet çdo ditë nga ora 06:00 deri në 22:00. Gjithashtu në njoftim thuhet se lejohet të kalojnë kufirin vetëm shtetas grekë, shtetas shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatese.

Në njoftim thuhet se:

Policia e Shtetit- Mbi oraret e lëvizjes në Pikat e Kalimit Kufitar me Greqinë

🔵 Autoritetet policore greke👮, njoftojnë se duke filluar nga mbrëmja e sotme e në vijim, nga ora 2️⃣2️⃣:0️⃣0️⃣ deri në orën 0️⃣6️⃣:0️⃣0️⃣, Pikat e Kalimit të Kufirit Kakavije dhe Kapshticë 🛂🚧 nga pala greke do të jenë të mbyllura për udhëtarët 🧍♂️ dhe automjetet 🚗 si në hyrje edhe në dalje të Greqisë🇬🇷.

🔵 Pikat e kalimit🛂 do të jenë të hapur për qytetarët dhe automjetet çdo ditë nga ora 0️⃣6️⃣:0️⃣0️⃣ deri në 2️⃣2️⃣:0️⃣0️⃣.

🔵 Policia e Shtetit👮 🇦🇱 fton qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që të ⚠️ shmangin lëvizjet dhe udhëtimet gjatë orarit që Pikat e Kalimit janë të mbyllura 🛂⛔pasi mjetet dhe udhëtarët nuk do të lejohen nga Policia Kufitare 🇦🇱 që të parkojnë apo qëndrojnë në territorin doganor e kufitar 🚧🛂.

🔵 Gjithashtu Policia e Shtetit njofton qytetarët se duke filluar nga data 16 Gusht 2020, shtetasit që hyjnë në Greqi🇬🇷 nëpërmjet Pikës së Kalimit të Kufirit Kakavije dhe Kapshticë 🚧🛂, do të karatinohen për 7 ditë.

✅ Lejohet të kalojnë kufirin vetëm shtetas grekë, shtetas shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatese.

⛔ Shtetas të B.E-së apo me leje qëndrimi në vendet e B.E-së 🇪🇺 dhe vendet e tjera të treta nuk lejohet të hyjnë nëpërmjet P.K.K. Kakavije dhe Kapshticë për në Greqi.

🔵 Policia e Shtetit 👮 🇦🇱 apelon që të gjithë qytetarët të ndjekin udhëzimet e autoriteve për lëvizjet në kufi si dhe të respektojnë me rigorozitet masat mbrojtëse me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19 😷.

Top Channel