Një tjetër rritje e infektimeve dhe viktimave si pasojë e Covid-19 në vendin tonë. Vetëm në 24 orët e fundit janë kryer 531 testime dhe janë konfirmuar 127 raste të reja pozitive dhe 6 humbje jete, si dhe janë shëruar 32 qytetarë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 36 raste në Tiranë, 28 në Krujë, 15 në Durrës, 8 në Has, 5 në Kukës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër, nga 2 raste në Lezhë, Përmet, Klos, Shijak, Finiq, nga 1 rast në Kurbin, Lushnje, Berat, Tepelenë, Kolonjë, Malësi e Madhe.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 22 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.

Po ashtu në dy spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, 3 qytetarë nga Durrësi, një 64 vjeçar, një 65 vjeçar dhe një 69 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqërues. Nuk e kanë fituar betejën me Covid 19 edhe një 72 vjeçare nga Fier, një 73 vjeçare nga Korça dhe një 78 vjeçare nga Tirana.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve të konfirmuar pozitivë me Covid19 të zbatojnë detyrimin e karantinimit dhe të kontaktojnë vazhdimisht me mjekun e tyre të familjes.

COVID-19 – Statistika (6 Gusht 2020)

Testime totale 44295
Raste pozitive 6016
Raste të shëruara 3155
Raste Aktive 2673
Humbje jete 188 (Qarku Tiranë 90, Shkodër 31, Durrës 28, Fier 10, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Korçë 5, Vlorë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1477
Durrës 344
Shkodër 232
Fier 99
Vlorë 97
Kukës 90
Lezhë 86
Korçë 85
Elbasan 53
Berat 44
Dibër 34
Gjirokastër 32

Top Channel