Po martohej, por shpërthimi në Bejrut i shkatërroi gjithçka/ Rrëfehet nusja: Mendova se do të vdisja

06/08/2020 22:35

Të gjitha mediat më të mëdha botërore, publikuan ditën e djeshme një video ku shihej një nuse duke bërë setin fotografik të dasmës, në Bejrut dhe sapo dëgjon shpërthimin largohet e tmerruar nga vendi ku ndodhej.

Gruaja në fjalë është identifikuar si Israa Seblani dhe gjatë ditës ka dhënë një intervistë për mediat, për të rrëfyer të gjithë përjetimin. Ajo punon si mjeke në SHBA dhe në Bejrut ndodhej për shkak të dasmës, pasi dhe origjina e saj është nga Libani.

“Kisha dy javë që përgatitesha për dasmën. Po martohem, prindërit e mi do të jenë shumë të gëzuar kur të më shohin me fustan të bardhë, do të dukem si princeshë. Ishin këto mendime që më kishin pushtuar ato ditë. Por ajo që ndodhi gjatë shpërthimit nuk mund të përshkruhet me fjalë. Kam qenë në shok, pyesja veten se çfarë ndodhi, a do të vdes? Dhe nëse po, si?”, u shpreh Israa për Reuters.

 

FOTO GALERI
1/5

Top Channel