“Vetëm kështu mund të mposhtim virusin që ka gjunjëzuar botën”/ Covid-19, mjekja u bën thirrje qytetarëve

07/08/2020 10:58

Në llogarinë e saj në Facebook, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë mesazhin e mjekes Esi Duka, e cila u bën thirrje të gjithëve për të respektuar masat.

Në një video-mesazh Duka shprehet se qytetarët duhet të mbajnë maska, të respektojnë distancën dhe higjienën personale, pasi vetëm kështu mund të mposhtim virusin që ka gjunjëzuar gjithë botën.

“Ajo që dua t’u them unë qytetarëve është respektimi i tre masave kryesore: mbajtja e maskës, mbajtja e distancës 2 metra nga njëri-tjetri dhe ruajtja e higjienës personale. Duke zbatuar me rigorozitet këto tre mesa, ne shpresojmë t’ia dalim përballë këtij virusi që po gjunjëzon gjithë botën”, deklaron mjekja.

Videon në fjalë, Manastirliu e shoqëroi me shkrimin:

“Dëgjoni mesazhin e Dr. Esi Duka e cila u bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat e vendosura dhe të gjithë së bashku t’ia dalim kundër këtij virusi që po gjunjëzon mbarë botën 🙏 #RespektoRregullat↔️😷🧼 Jep kontributin tënd për të frenuar përhapjen e koronavirusit🙏🏼 🤜#COVID19🤛

Top Channel