E rrahu dhe abuzoi seksualisht me të dashurën, pranga 24-vjeçarit në Tiranë

06/08/2020 15:47

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë I. I., 24 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

Sipas policisë në rrugën “Bregu i Lumit”, ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dashurës së tij 21-vjeçare dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel