Horror në Pogradec/ 44-vjeçari me probleme mendore i pret kokën me thikë nënës! Autori: Nuk pendohem …

06/08/2020 21:59

Një ngjarje horror ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec, ku një 44-vjeçar me probleme mendore ka masakruar me thikë nënë e tij në fshatin Buçimas.

Gjithçka ka nisur nga një konflikt verbal, e më pas autori ka marr thikën e ka masakruar nënën e tij, 70 vjeçaren Firdes Çekiçi, e kokën ia ka varur tek porta e shtëpisë me gjakftohtësinë më të madhe.

Burime për Top Channel mësojnë se autori, Olsi Çekiçi ishte përdorues u rregullt i lëndëve narkotike. Sipas burimeve spitalore në Pogradec mësohet se autori ishte i kartelizuar por nuk ka pranuar të marrë mjekime asnjëherë. Ai gjithashtu është rast i njohur nga policia si ushtrues i dhunës ndaj nënës së tij dhe për agresivitet në familje.

I divorcuar nga bashkëshortja, jetonte me nënën e tij dhe vajzën e tij 15-vjeçe. Mësohet gjithashtu se me ta jetonte dhe vëllai tjetër i Olsi Çekiçit, gjithashtu me probleme mendore.

Autori i vrasjes, Olsi Çekiçi ka deklaruar në polici se nuk është penduar për veprën penale të kryer.

“Nuk pendohem. Kjo do të ndodhte një ditë. Amanet vajzën dhe vllain ja lë shtetit amanet”, ka thënë ai në deklaratë.
Burime nga grupi hetimor thonë se edhe vetë autori ka pësuar dëmtime në pjesën e ballit. Ka qenë shumë i qetë edhe gjatë kohës që ka bërë deklaratë.

Top Channel